Zhvillimet ne sektorin energjetik mbahen peng nga nje rreth mafioz "specialistesh", te cilet kane si synim te vetepasurohen. Kjo ka qene akuza e drejtperdrejte e ish-guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani, gjate analizes se tij mbi projektbuxhetin e vitit 2008. Fondacioni "Qemal Stafa", si per te nxjerre me ne pah mangesite dhe problemet qe permban ne vetvete ky buxhet, organizoi dje, ne bashkepunim me Institutin per Konsultime Ekonomiko-Juridike, tryezen rrethore me teme "Buxheti 2008 dhe Qytetaret". Vete drejtori Ekzekutiv i FQS-se, Saimir Tahiri, vecoi si nje nga mangesite me kryesore te projektbuxhetit pikerisht mungesen e konsultimit me grupet e interesit.
"Jo vetem qe drafti nuk eshte konsultuar me grupet e interesit gjate hartimit, por edhe mbledhjet e komisioneve parlamentare organizohen ne kohe rekord, duke mos i dhene mundesine e duhur grupeve te ndryshme te interesit te studiojne, te shqyrtojne opsionet dhe te paraqesin amendamentet qe mendojne", u shpreh Tahiri, lidhur me kete ceshtje. Por, ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani, shkoi dhe me tej, ku, me nje gjuhe akuzuese dhe kritike, nuk kurseu ministri dhe sektore konkrete. Kesisoj, gjate nje analize mbi kete draft, Cani u shpreh se "energjetika duket nje dege pa strategji konkrete, pa vizion, pa te ardhme te qarte ne vitin 2008. Ka nje rreth mafioz "specialistesh", qe kerkon ta mbaje peng energjetiken shqiptare per fitime perrallore ne kurriz te qytetareve". Sipas tij, kjo eliminohet me privatizim te pershpejtuar te ketij sektori brenda vitit 2008. Nderkaq, po ne kete linje, ish-guvernatori vuri ne dukje dhe nje sere mangesish te ketij projektbuxheti. Por, ndalur te privatizimet, Cani vecoi se "privatizimet ne jo pak raste jane kryer pa strategji dhe objektiva te qarta, me shume me imponimin e kushtezimin e organizmave nderkombetare (BE, BB, FMN), pa transparencen e duhur, me afera e korrupsion, me raporte te permbysura ristrukturim-privatizim, ku ne pjesen derrmuese ristrukturimi ka rezultuar i deshtuar. Pasojat qene kosto shtese per ekonomine dhe vonesa ne privatizim". Duke shtuar dozen e kritikave, Cani u perqendrua dhe ne objektivat e disa ministrive, duke u shprehur se "brenda ketij projektbuxheti, ne relacionin shoqerues, ka objektiva te disa ministrive apo institucioneve konkrete, me pritshmeri rezultatesh numerike e cilesore te matshem, por objektivat e disa ministrive apo institucione te tjera nuk jane konkrete, vete Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit, Mbrojtjes, Puneve te Jashtme, Drejtesise, Turizmit".
Problemet e projektbuxhetit per vitin 2008
Te ardhurat buxhetore mbeten tejet larg shifrave te vendeve te BE-se, por edhe te vendeve fqinje. Keshtu, te ardhurat e buxhetit ndaj PBB-se jane thuajse sa gjysma e atyre te Kroacise (26% ndaj 44%).
Lidhur me shpenzimet buxhetore, menyra e kryerjes se tyre ne vite evidenton nje sere problemesh, aritmi ne realizimin e shpenzimeve (thuajse cdo vit niveli i shpenzimeve per investime ne tremujorin e fundit eshte sa afro dyfishi i atyre te tremujorit te pare).
Alokim i keq i shpenzimeve te buxhetit, me perfitime te vogla per njesi te shpenzimeve qe kryhen. Ne shume raste, projektet e investimeve zgjidhen jo mbi bazen e studimeve te fizibilitetit e leverdishmerise ekonomike
TEC-i Vlores, 2.4 milione kWh ne dite
TEC-i Vlores, qe shenon dhe kontraten e pare ne fushen e gjenerimit te energjise elektrike qe prej me shume se dy dekadash pritet te perfundoje ne mars te vitit 2009. Me nje kapacitet prodhues prej 2.4 milione kWh/dite, ndertimi i tij se bashku me linjen 400 kW/h te interkoneksionit, qe eshte gjithashtu ne proces kontraktimi do te bejne te mundur qe, ne fillim te vitit 2009 te perfundoje nje here e pergjithmone varesia fatale e furnizimit me energji elektrike nga kushtet atmosferike. Nje kontrate qe kap shifren 92 milione euro, TEC-i i Vlores eshte financim i BB, BERZH dhe BEI dhe do te implementohet nga kompania "Maire Engineering", e perzgjedhur si fituese. Termocentralet, si burime energjie, vleresohen si impiantet qe kane eficencen me te larte bazuar ne lenden qe digjet dhe prodhimin ekuivalent ne MW, ndersa kostoja e prodhimit te tyre varet nga cmimi i tregut te lendes djegese, qe ze edhe 80% te kostos. Lendet djegese, me te cilen do te punoje TEC-i i Vlores do te jene nafte me nen 0,1% permbajtje squfuri, si dhe gaz natyror kur ky te jete i disponueshem ne Shqiperi. TEC-i i Vlores do te funksionoje me cikel te kombinuar duke prodhuar energji elektrike jo vetem nga gazi, por edhe avulli. Ne tenderin per ndertimin e TEC-it te Vlores, moren pjese rreth 13 kompani por vetem 4 prej tyre u kualifikuan. Keshtu ishin kompanite "Siemens Ag", Konsorciumi GE Iberdola, kompania indiane "Bhel" dhe "Maire Engineering" qe u klasifikua si kompania me cmimin me te ulet, duke fituar kontraten per ndertimin e ketij TEC-i. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment