TIRANE - Tre makina jane djegur, duke gdhire dita e djeshme ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen “Komuna e Parisit”, ne oren 02.10, kur nje shperthim ka zgjuar te gjithe banoret e kesaj lagjeje, duke i terrorizuar.
Ne vendin e ngjarjes mberriten forca te policise se Komisariatit Nr. 2 dhe pas hetimeve eshte nxjerre si perfundim nga ekspertet, se shperthimi dhe me pas djegia e makina ka ndodhur si pasoje e baterise se nje prej mjeteve. Burime zyrtare nga policia e Tiranes thane dje se nga flaket jane perfshire tri makina, nje “Audi”, me targe TR 6086 G, nje tjeter fuoristrade “Mitsubishi”, me targe TR 2570 E dhe nje makine, tip “Benz Mercedes” me targa te huaja N 818 TVK. Ekspertet e mberritur ne vendin e ngjarjes kane bere te ditur se, shperthimi dhe flaka jane shkaktuar nga nje bateri e automjetit “Benz”, me targa te huaja.
0 Comments:
Post a Comment