Kuqezinjtë: S'jemi Reali të luajmë me 3 mbrojtës
Të gjithë kanë qenë në një mendje, se ka qenë ndeshja më e dobët e luaj tur në këto eleminatore, megjithatë pjesa kryesore e futbollistëve të kombëtares ka mbetur e habitur nga skema e përdorur nga trajneri Oto Bariç në ndeshjen me Bjellorusinë. Pas asaj mbrëmje, bisedat kanë vazhduar gjatë, duke nisur që nga "kërkesë llogaria" mes lojtarëve në dhomat e zhveshjes e deri tek muhabetet e tavolinës.
Kanë qenë disa futbollistë që kanë pranuar se faji kryesor për humbjen e së shtunës, nuk ka qenë mungesa e impenjimit sesa vendosja në fushë e skuadrës, me një skemë 3-4-1-2, e cila ishte praktikuar edhe ndaj Luksemburgut në Tiranë, por që për pak desh rezultoi fatale. "Ç'ishte ajo skemë, as e morëm vesh fare", thanë tre nga futbollistët kryesorë të kombëtares, që kanë qenë bashkë për darkë atë natë. "Ne nuk jemi Reali i Madridit të luajmë me tre mbrojtës dhe tre sulmues (duke futur dhe Skelën)", kanë thënë ata. Bisedë që protagonistët e kanë zbuluar vetë, duke mos pranuar të identifikoheshin, pasi do të krijoheshin probleme me trajneri, ndonëse kapiteni Lala nuk e pati aspak problem ta bënte këtë përpara gazetarëve. E thënë ndryshe, ndërsa Bariç mendon për mosimpenjim, pjesa kryesore e skuadrës mendon se ka qenë faji i trajnerit për humbjen.
Kritikat
Natyrisht, që nuk kanë dashur të dalin me emra, por kritika e futbollistëve për ndeshjen me Bjellorusinë ka rënë pikërisht mbi Bariç. Sipas tyre, ndryshimi i shpeshtë i skemave, por dhe i formacionit, ka sjellë këtë dështim. Në dhomat e zhveshjes nuk kanë munguar batutat e "nxehta" si përshembull të Bogdanit me Duron, me sulmuesin që pati kërkuar llogari përse nuk u dhanë disa topa. Bariç ka munguar në dhomë për shkak të dënimit dhe vetë lojtarët kanë folur lirshëm me njëri-tjetrin. Disa kanë kërkuar llogari, ndërsa një pjesë e mirë e ka pasur me vetë Bariçin. Lala do të thoshte në dalje se "vendosja ishte katastrofë e vërtetë", duke e bazuar thënien e tij tek fakti se ekipi luante me 3 mbrojtës përballë një kundërshtari të aftë për të të ndëshkuar. Ndërkohë që kjo bisedë nuk ka munguar as në tavolinat pas darkës. "As që kuptoheshim fare në fushë, prandaj na gjenin aq të papërgatitur", thanë tre prej tyre për "Gazetën". Kritika dhe nga Rustemi që tha se ai "është qendror dhe nuk luan në të majtë". (Balkanweb)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Comments:
Post a Comment