Ne shtepine e 18-vjecares, Antoneta Tanushi, ne fshatin Gomsiqe e Re te komunes se Velipojes, morti eshte celur dhe eshte mbyllur brenda disa minutave. Familja e viktimes ka refuzuar te terheqe trupin e vajzes se re nga morgu i spitalit rajonal te Shkodres, duke i mohuar edhe nderimet e fundit. Familjare te saj kane treguar per gazeten “Koha Jone”, se “vajza ka turperuar familjen”. Ata u shprehen se i takonte familjes se Fatjon Likes ta varroste 18-vjecaren, qe vdiq, ndersa ishte bashke me djalin e tyre, pasi vajza ishte larguar pa leje nga shtepia.
Dera e shtepise eshte e mbyllur dhe nga brenda degjohen disa te qara, qe me shume jane denesa ta pazeshme te nje gruaje. Askush nuk e hap porten. Disa fqinje levizin aty-ketu dhe nxjerrin kokat, si per te kuptuar dicka. Nga prapa mund te degjosh te thenat se “Vajza do te fejohej keto dite”. Zefi, nje banor i fshatit qe na shoqeron, tregon se Neta ishte vajza e vetme e familjes. “As qe nuk iu ndane fatkeqesite kesaj dere! Prinderit e Netes jane invalide, qe te dy. Kishin varur te gjithe shpresat te kjo vajze. Donin nje gezim, qe te kthente paksa situaten ne kete vend”. Zefi diku shkon dhe pas vetem dy minutash kthehet kokevarur. “Nuk duan ta varrosin ketu. Xhaxhallaret e vajzes thone qe ta bejne varrimin njerezit e atij djalit, se me te u vra”, - thote Zefi, ndersa fjala e tij shoqerohet me nje denesje, qe vjen si refren nga brenda.
Njeri nga familjaret e vajzes, Pashko Tanushi, thote se eshte nje humbje e madhe per ta. “Them humbje, se vajza na iku shume e re dhe na iku e turperuar. Nuk do te donim te ndodhte keshtu. Eshte shume e rende per ne. Ishte me dike, pavaresisht se ne te dy fiset kemi qene ne dijeni te gjithe kesaj. Jemi njerez te thjeshte e te ndershem dhe nuk duam te turperohemi. E vetmja gje qe na ngushellon, eshte fakti se vajza ka vdekur menjehere, duke mos vuajtur”, thote Pashko Tanushi. Deri ne mbremje vone asnje prej familjareve te viktimes nuk ka nderruar mendje. “Ta varrose familja Lika, si ta kishte nusen e djalit”, kane kembengulur njerezit e Antonetes, ndersa trupi i saj vazhdon te qendroje ne nje dhome frigoriferike te morgut te spitalit rajonal te Shkodres.
Rudina Llazari
Dashuri dhe konflikt, te gjithe e dinin
Ne fshatin Rec te komunes se Velipojes shumekush e shikon me se normale faktin qe Fatjoni, nga nje prej familjeve me te mira te fshatit, te kishte nje lidhje intime ne fshatin Gomsiqe. Fshataret tregojne se ne zakonin e tyre eshte lidhja e djemve me vajza nga fshatrat afer dhe jo ne fshatin e tyre. “Eshte nje tradite e hershme e jona”, thone fshataret, te cilen duket se e respektojne te gjithe. Nderkohe qe te gjithe ne Rec dinin edhe faktin tjeter, qe Fatjoni ishte grindur para tre muajsh me Tom Mrine.
“Paburrni, n’dac per fe, n’dac per kanun”
Ne afersi te Velipojes, aty ku ndahet Reci me rrugen nacionale, ne vendin qe nga fshataret njihet si “Kthesa mbi Suke” gjate te gjithe dites se hene kishte njolla gjaku dhe nafte, te perzier bashke. Nje kthese e ngushte e nje rruge fshati, tipike per keto ane. Ne anen tjeter te rruges, ku jane te dallueshme njollat e gjakut dhe te naftes dhe gjurmet e nje makine te qendruar ndezur per shume kohe, ndodhet nje tulle e lene, kushedi prej sa kohesh aty. Dy fshatare, me uje te mbartur prej larg, perpiqeshin te fshinin njollat e gjakut. Njeri nga fshataret, Zef Gjelici, pasi ofshan thelle, thote me zemer te plasur: “Nuk ishim ndjere si katund per keto gjera. Perkundrazi, ishim shume te qete”. Teksa vazhdon me uje te laje token, qe duket se ka thithur mire gjakun, Zefi tregon se ku ka qene makina. “Ketu e vrau, qe e vrafte nata pa hene!”, mallkon ai. “Ki cfare te kesh, por mos i hiq jeten tjetrit! Jemi edhe katolike dhe nuk na lejohet t’i marrim jeten tjetrit!” thote Zefi dhe ben kryq. Nderkohe qe burri te tregon se edhe me kanun eshte shkelje. “Burri i shoqeruar nga femra, edhe ne gjak te jete, nuk vritet. Madje ketej, kur ata qe kane qene ne gjak, kane dashur te bejne ndonje udhetim, kane marre me vete nje femer. Kjo eshte vec paburrni”, perfundon Gjelici, ndersa vazhdon te laje vendin e krimit. (kohajone)
Lexo me teper per ngjarjen: Atentat ne Velipoje (Nje i Vrare Nje i Plagosur)
0 Comments:
Post a Comment