Greqia s’del kunder nesh dhe BE-se


Ne nje interviste botuar dje, ne gazeten gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Kryeministri i ardhshem i Kosoves deklaron se do te respektoje negociatat me Trojken, por, pas kesaj, Kosova do te marre vendimin per pavaresine e saj

Sa do te zgjase derisa Kosova te kete nje qeveri te re?

Duhet te jete perpara 10 dhjetorit. Ne do te krijojme nje qeveri te stabilitetit.

A prisni ju ndonje gje nga bisedimet midis serbeve dhe shqiptareve mbi statusin e ardhshem te Kosoves, te cilat do te vazhdojne deri ne mesin e dhjetorit nen drejtimin e Trojkes?

Nuk pres nje kompromis midis Kosoves dhe Serbise, pro ne do te respektojme axhenden e Trojkes deri me 10 dhjetor. Pas kesaj, Kosova do te kete axhenden e saj. Do te merret vendimi per pavaresine e saj, dhe per kete une pres mbeshtetje nderkombetare. Ne nuk mund te presim, derisa te gjitha shtetet te jene te gatshme, qe te na njohin. Edhe modeli i Hong Kongut, i propozuar nga pala serbe, eshte nje levizje e gabuar. Po ashtu, edhe Qiproja nuk mund te jete transmetuar ne te njejten menyre ne Kosove, akoma me pak propozimi per nje federate ose konfederate me Serbine. Te gjitha keto ide nuk jane te qendrueshme.

Nje lidhje si ajo midis Serbise dhe Malit te Zi, prej se ciles Mali i Zi u largua pas tre vjetesh permes nje referendumi, nuk do te perbente nje zgjidhje per Kosoven?

Jo. Tani eshte koha per vendimin, pa shtyrje te metejshme. Ne kemi pritur per kete pothuajse nje shekull.

A nuk kane te bejne bisedimet e Trojkes vetem me pergatitjet per nje marreveshje midis vendeve te BE-se, te cilat duhet te jene te pergatitura per pavaresine e Kosoves?

Edhe kjo mund te luaj nje rol. Une kam folur me pjesen me te madhe te udheheqesve evropiane. Ata te gjithe jane te mendimit se duhet te merret nje vendim. Dhe te gjithe ata e dine, edhe Serbia e di: Pavaresia eshte e vetmja zgjidhje.

A do te njohe Parlamenti i Kosoves nepermjet nje deklarate simbolike pavaresine nga

Serbia?

Kosova eshte e gatshme, per te njohur pavaresine nga Serbia dhe une shpresoj, se shume shpejt edhe Serbia do te jete ne gjendje, te njohe shtetin kosovar. Atehere rajoni eshte i hapur per BE-ne.

Ka vende te BE-se, te cilet nuk do ta njohin Kosoven dhe ka shume mundesi qe te refuzojne edhe nje mision te politikes evropiane te sigurise dhe mbrojtjes ne Kosove.

Nuk dua te besoj qe Greqia do te behet nje ze i izoluar ne BE.

Eshte me shume ne interesin e Greqise, te njohe pavaresine e Kosoves, sesa mos ta beje kete. Eshte ne interesin e Greqise te kete nje marredhenie partneriteti me Kosoven. Greqia nuk duhet ta lere pa e shfrytezuar kete mundesi.

Po Qiproja?

Nuk mund ta mendoj se Qiproja do te vazhdoje te kembengule ne pozicionin e saj. Une e kuptoj dilemen qipriote. Por Qiproja nuk duhet te behet nje pjese e izoluar e BE-se. Mua me duket se edhe Qiproja ne fund do te behet pjese e vendimit evropian. Por Kosova nuk mund te prese Qipron. Kosova dhe bota nuk mundet te behen viktima te veshtiresive te shteteve te vecanta.

A do te miratoje Parlamenti i ri nje deklarate te pavaresise gjate ketij viti?

Kosova nuk deshiron t'i beje nje surprize te pakendshme botes demokratike, as Uashingtonit dhe as BE-se. Veprimet tona do te jene ne koordinim me bashkesine nderkombetare, kjo pasi ne nuk duam asnje pavaresi te izoluar. Por pas 10 dhjetorit, Kosova, ne marreveshje me Uashingtonin dhe Brukselin, do te marre vendimin e saj.

Cfare pavaresie do te jete, nese Kosova nuk do te mund te anetaresohet ne ato organizma nderkombetare, ne te cilat vende anetare mund te pengojne anetaresimet e reja? Si do te behet Kosova anetare e Kombeve te Bashkuara?

Kosova do te jete menjehere pjese e Fondit Monetar dhe brenda 4-6 muajve pas pavaresise edhe anetare e Bankes Boterore. Por ajo, qe fillimisht eshte me e rendesishme eshte te jemi zyrtarisht te pavarur, te kemi nje mision civil nderkombetar, si edhe NATO-s ne vend, te mbajme marredhenie te mira me fqinjet dhe te krijojme marredhenie me te mira me Serbine. Ne kete menyre, ne hap pas hapi do te mund te integrohemi ne mekanizmat nderkombetare.

Presidenti Bush mbajti nje fjalim kete vere ne Tirane, ne te cilin ai tha hapur se Shtetet e Bashkuara do ta njihnin Kosoven si nje shtet te pavarur. A ishte ky nje fjalim historik vetem per shqiptaret e Kosoves apo per te gjithe shqiptaret?

Roli i SHBA-se eshte i pazevendesueshem per Kosoven. Mesazhi i Presidentit Bush korrespondon me vullnetin e popullsise se Kosoves. Ne fund secili do te miratoje vleresimin e tij qe Kosova duhet te jete e pavarur. Per mua do te jete nje nder i madh, kur do te mund te pershendese Xhorxh Bush si mysafir shteteror ne nje Kosove te pavarur. Dy milione shqiptare do t’i pergatisin atij nje pritje madheshtore. (KohaJone)

Marre nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors