Gafa diplomatike e Topit
Kreu i shtetit, Bamir Topi, ka kerkuar dje nga ministrja italiane e Shendetesise, Livia Turko, pershpejtimin e nenshkrimit nga ana e Parlamentit italian te MSA. I dhene ne faqen zyrtare te Presidences nga zyra e shtypit, ky lajm me te vertete ka shkaktuar habi, nderkohe qe ka bere publike ne kete rast dhe gafen e pare diplomatike te Presidentit te ri, Topi. “Kreu i shtetit shqiptar kerkoi qe Italia te shnderrohet ne nje promotore te permbushjes se aspirates se Shqiperise per integrim ne familjen e madhe evropiane, ku do te luante nje rol te rendesishem edhe ratifikimi sa me i shpejte nga Parlamenti italian i MSA-se qe vendi yne ka nenshkruar me Bashkimin Evropian”, thuhen ne njoftimin e publikuar na faqen zyrtare te Presidences per takimin e djeshem.
Por, duke ndjekur ne menyre lineare ratifikimin e MSA nga shtetet evropiane, njoftimi zyrtar i dates 16 tetor 2007 i dale nga goja e ministrit te Jashtem shqiptar, Lulzim Basha dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, thote se Parlamenti italian e ka ratifikuar MSA qe Shqiperia ka nenshkruar me BE-ne. “Ne emer te Qeverise shqiptare, deshiroj te shpreh kenaqesine dhe te pershendes ratifikimin e MSA-se nga Parlamenti italian, sot pasdite, dhe nga Parlamenti britanik ne kuadrin e vizites qe Kryeministri Berisha po zhvillon ne Mbreterine e Bashkuar te Britanise se Madhe”, ka qene deklarata e dates 16 tetor te ketij viti e ministrit Basha, i cili ka pershendetur ratifikimin e MSA te Shqiperise me BE-ne. Ne te njejten dite, ka qene ministria e Integrimit, ajo qe ka percjelle dhe reagimin e ministres Bregu, e cila shprehet se “Parlamenti italian ka miratuar me shumice votash Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise. Ministrja e Integrimit, znj.Majlinda Bregu, e ka vleresuar si mjaft te rendesishem kete fakt, duke qene se nuk behet fjale thjesht per nje vend me shume ne listen e vendeve qe kane ratifikuar MSA-ne me vendin tone, por nje vend fqinj, qe konsiderohet si partner strategjik i Shqiperise ne rrugen drejt integrimit evropian”, thuhet ne njoftim. Dhe per hir te se vertetes, te tre keto njoftime qe perjashtojne njera-tjetren jane ne faqet zyrtare respektive. Duke pare nje deklarim te tille nga ana e kreut te shtetit, mund ta klasifikojme ndoshta si gafen e pare diplomatike te Presidentit te ri, Bamir Topi. Pasi nuk rezulton te jete i informuar ne lidhje me listen e shteteve te cilat kane ratifikuar MSA-ne e Shqiperise me Bashkimin Evropian.
A.G
Njoftimi i Presidences:
“Presidenti Topi, pasi vuri ne pah marredheniet tradicionale te shkelqyera e shumeplaneshe qe ekzistojne mes dy vendeve tona, shprehu mirenjohjen per ndihmesen e vazhdueshme dhe te cmuar te Italise per Shqiperine gjate periudhes se tranzicionit per konsolidimin e demokracise. Kreu i shtetit shqiptar kerkoi qe Italia te shnderrohet ne nje promotore te permbushjes se aspirates se Shqiperise per integrim ne familjen e madhe evropiane, ku do te luante nje rol te rendesishem edhe ratifikimi sa me i shpejte nga Parlamenti italian i MSA-se qe vendi yne ka nenshkruar me Bashkimin Evropian”.
Deklarata e Bashes:
“Sot, pasdite, ne nje konference per shtyp, ministri i Puneve te Jashtme, z.Lulzim Basha, tha: Ne emer te Qeverise shqiptare deshiroj te shpreh kenaqesine dhe te pershendes ratifikimin e MSA-se nga Parlamenti italian, sot pasdite, dhe nga Parlamenti britanik ne kuadrin e vizites qe Kryeministri Berisha po zhvillon ne Mbreterine e Bashkuar te Britanise se Madhe. Ratifikimi i MSA-se nga keto dy vende te rendesishme dhe te medha, anetare te BE-se, eshte padyshim perkrahje e qarte per kursin e reformave qe Shqiperia ka ndermarre dhe nje tregues i shpejtesise me te cilen po ecin keto reforma”.
Deklarata e Bregut
“Parlamenti italian ka miratuar me shumice votash Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise. Ministrja e Integrimit, znj.Majlinda Bregu, e ka vleresuar si mjaft te rendesishem kete fakt, duke qene se nuk behet fjale thjesht per nje vend me shume ne listen e vendeve qe kane ratifikuar MSA-ne me vendin tone, por nje vend fqinj qe konsiderohet si partner strategjik i Shqiperise ne rrugen drejt integrimit evropian. Gjithashtu, edhe Britania e Madhe ka ratifikuar se fundmi MSA-ne me Shqiperine, duke cuar ne 12 numrin e vendeve qe kane ratifikuar kete marreveshje”. (Kohajone)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Comments:
Post a Comment