Konferenca e Tokës, Berisha: 98% e qytetarëve kanë ujë të pijshëm

Në Konferencën Ndërkombëtare të Tokës, e cila këtë vit zhvillohet në Tiranë, kryeministri Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është një vend me nivel të ulët toke për frymë por tha se ajo është me potenciale të mëdha dhe bëri thirrje që kjo pasuri të mirëmenaxhohet.



"Shqipëria është një vend me tokë bujqësore për frymë, më të paktën në Evropë. Shqipëria ka rreth 1800 m2 për frymë, por toka e saj është një tokë e cilësisë më të lartë. Shqipëria është një vend plot ujë, është një vend plot diell, ndaj dhe shqiptarët nuk kanë arsye për tu ndjerë aspak skeptik mbi potencialet e jashtëzakonshme të tokës së tyre. Vendi nuk ka shumë tokë dhe duhet të shfrytëzojë me ambicie të madhe çdo sipërfaqe të mundshme, por vendi i ka të gjitha potencialet që në çdo m 2 që mund të mbillet të mbjellë dhe të marrë prodhimin. Toka është e cilësisë më të lartë , kushtet e tjera janë të shkëlqyera", u shpreh Berisha.


Më tej kreu i qeverisë duke folur për reformat e ndërmarra nga qeveria u shpreh se "sot rreth 98 % e shqiptarëve kanë akses në ujin e pijshëm nëpërmjet ujësjellësit, jo 24 orë por po ecim drejt saj". Në konferencë merrnin pjesë mbi 200 përfaqësues, lokalë dhe ndërkombëtarë, të organeve qeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe atyre të shoqërisë civile, lëvizjeve sociale, instituteve kërkimore dhe agjencive të zhvillimit. Konferenca u organizua nga Koalicioni Ndërkombëtar i Tokës, në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale të Shqipërisë.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors