Shkodër, përurohet ura mbi Bunë

Kryeministri Berisha dhe ministri i Transportit, Sokol Olldashi, ishin sot paradite në përurimin e përfundimit të punimeve në urën e re mbi lumin Buna në Shkodër.




Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë edhe ministri i pakicave të Malit të Zi dhe kryetari i komunës së Ulqinit. Berisha në fjalën e mbajtur gjatë përurimit premtoi investime të tjera të këtij lloji në gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në këtë zonë, pasi siç u shpreh ai "ia kemi borxh Shkodrës sepse na ka votuar gjithmonë".


Ura mbi Bunë ka një sistem hapjeje dhe mbylljeje, i cili nuk pengon lundrimin në lumë. Me një gjatësi prej 2755 metrash dhe gjerësi 135 metër, ura ka hapësirë për dy drejtime lëvizjeje dhe dy trotuare anësore.


Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur që në maj të 2008-s dhe ishin parashikuar të përfundonin në dhjetorin e 2010-s. Ura, e cila është cilësuar si një vepër me rëndësi të veçantë infrastrukturore, zëvendëson urën e vjetër të ndërtuar që në vitin 1911. Financuese e projektit është Banka Islamike për Zhvillim, ndërsa kontraktori është një firmë kuvajtiane.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors