Komisioni Kuvendor i Ekonomisë ka miratuar një ligj që e detyron qytetarin te paguajë taksë edhe kur shet makinën brenda vendit.
Deputeti demokrat në Komision, Florion Mima theksoi se parimi është i njëjtë me atë të TVSH-së, ndërsa sipas tij shifra është e përballueshme si për ata që i importojnë makinat, si për ata që vendosin t’i shesin.
Ligji prek qytetarët qe blejne nje makinë si kur paguajnë në doganë ashtu edhe kur shesin pasi do te kene nje detyrim te ri. Për automjetet deri në 5 vite përdorimi, taksa do të ketë një ulje të lehtë. Për ato nga 6 deri në dhjetë vite përdorimi, taksa ka një rritje të vogël, ndërsa për automjetet mbi 10 vite përdorimi, taksa rritet në proporcionalitet me rritjen e viteve të përdorimit.
Por ndryshimi më i rëndësishëm i ligjit të ri ka të bëjë me shtrirjen e taksës edhe në shitjen e automjeteve brenda vendit. Nëse dikush vendos të rishesë automjetin, për të cilin e ka paguar njëherë taksën në import, gjatë shitjes taksa për këtë automjet do të rillogaritet sërish. Taksa rritet ne proporcion me vitet e perdorura. Për shkak të vjetërimit të makinës, vlera e taksës në shitje do të dalë më e lartë se sa ajo që është paguar në import. Ligji i ri detyron shitësin, që të paguajë diferencën e kësaj vlerë në shtet.
0 Comments:
Post a Comment