Vritet efektivi i policise se Shkodres

SHKODËR- Një polic ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë zjarri nga kolegu i tij. Ngjarja ka ndodhur ne Bushat të Shkodrës, në rrethana ende të paqarta.

Polici Ramiz Ademi ka qëlluar në drejtim të kolegut të tij Tom Jakimi duke e lënë të vdekur në vend.

Efektivë të shumtë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve.


Të dhënat e para flasin për një sherr mes dy kolegësh, që ka degjeneruar në përdorimin e armës. Vrasja ndodhi rreth ores 2 të mesdites dhe autori është dorezuar në komisariatin e Shkodres pak ore më vonë.

Këto janë të dhënat e para nga policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe do të zbardhë saktësisht të gjitha detajet e saj.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors