Debore ne prag te veres


Temperaturat e një jave me pare treguan se stina e veres ishte ne prag dhe njerezit madje filluan te frekuentojne edhe plazhet.

Por tekat e motit bene qe brenda dy ditesh ato te bien me dhjetë gradë njeherësh. Kjo luhatje e madhe ka ndikuar në një valë të re viroze e pazakontë për këtë periudhë.


Mjekët kërkojnë që njerëzit të bëjnë kujdes në mënyrën e të ushqyerit dhe të të veshurit, ndërsa në rastin më të parë që shohin përkeqësim të gjendjes shendetësore të paraqiten në poliklinika.

Meteorologet shpjegojnë se një mase ajrore e ftohte qe ka prekur territorin tone ka ulur temperaturat duke i bere ato jo normale per stinen dhe muajin ne te cilin ndodhemi.

Ata thonë se mbi rajonin tonë ka patur një masë të ftohtë ajri që ka ulur temperaturat, ndërsa në malësitë e Peshkopisë dhe Kukësit kanë rënë reshje debore.

Moti gjatë gjithë kësaj jave do të jetë i freskët ku temperaturat mund te arrijne deri ne 23 grade Celsius nderkoh qe pritet te kete nje rritje ne fundjave. Gjate dites se shtune ne oret e pasdites parashikohet te kete reshje shiu ne oret e pasdites ndersa e diela premton mot me te mire.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors