Rezoluta e OKI: Mbeshtetje Kosoves

Organizata e Konferences Islamike miratoi dje, rezoluten e re "Mbi situaten ne Kosove". Kjo rezolute, e iniciuar nga Shqiperia dhe miratuar me unanimitet te plote nga 57 shtetet anetare te OKI-se, ka nje rendesi te jashtezakonshme dhe perben nje sukses te madh per Kosoven dhe njohjen e saj te metejshme. Miratimi i kesaj rezolute, u be ne seancen permbyllese te Ministerialit te Organizates se Konferences Islamike, mbajtur ne Dushanbe, Taxhikistan, ku mori pjese edhe zevendeskryeministri, njeheresh ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta.


Organizata e Konferences Islamike i referohet ne dokumentin e saj, deklarates se pavaresise se Kosoves dhe permes kesaj rezolute, evidenton qarte se qe nga shpallja e pavaresise me 17 shkurt 2008, Kosova ka bere progres te dukshem ne ndertimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin ne familjen evropiane. Gjithashtu evidentohet se shteti me i ri ne Ballkan, eshte bere anetare e Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Boterore. Kjo rezolute reflekton gjithashtu zhvillimet me te fundit ne Kosove, vecanerisht zgjedhjet e 15 nentorit 2009, te administruara per here te pare nga institucionet e Kosoves dhe te vleresuara nderkombetarisht per klimen paqesore dhe rritjen e pjesemarrjes se pakices serbe ne to; angazhimin e autoriteteve vendore e nderkombetare per forcimin e sundimit te ligjit dhe te rendit ne te gjithe territorin e Kosoves, si dhe sigurimin e kushteve me te mira te jeteses per te gjithe qytetaret e saj.

Vendet anetare te OKI-se, per here te pare, mirepresin perpjekjet e vazhdueshme te Bashkimit Evropian, per avancimin e perspektives evropiane te Kosoves dhe te te gjithe Ballkanit Perendimor, si nje kontribut vendimtar per stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Gjithashtu permes ketij dokumenti te miratuar u behet thirrje vendeve anetare te Organizates dhe komunitetit nderkombetar, qe te vazhdojne te mbeshtesin forcimin e shtetit te Kosoves dhe ekonomise se saj. Rezoluta gjithashtu ngarkon Sekretarin e Pergjithshem te OKI-se, qe ne sesionet e radhes te Ministrave te Jashtem te Organizates, te raportoje mbi dinamiken e zhvillimeve ne Kosove duke e vendosur keshtu shtetin e ri, ne axhenden e perhershme te OKI-se.

Menjehere pas miratimit te dokumentit, zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, theksoi se "rezoluta "Mbi situaten ne Kosove", eshte deshmi e qarte e mbeshtetjes se fuqishme te vendeve anetare te OKI-se ndaj shtetit te ri te Kosoves, te cilet vleresojne se pavaresia e saj ka krijuar nje klime paqesore me ndikim pozitiv ne marredheniet nderetnike ne Kosove, dhe ka kontribuar ndaj ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne te gjithe rajonin". "Miratimi i kesaj rezolute, nga te gjitha vendet anetare te OKI-se, vecanerisht nga ata qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves, deshmon per nje klime te re ne marredheniet e OKI-se me Kosoven, duke na forcuar besimin se vende te tjera te kesaj organizate, pritet ta njohin shtetin e ti ne te ardhmen e afert", tha nder te tjera kreu i diplomacise shqiptare, Ilir Meta. (Denis Dedej)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors