Dy peshkatarë të mbytur gjenden në liqenin e Shkodres

SHKODËR- Paraditen e sotme në liqenin e Shkodrës janë gjetur dy trupa të pajetë. Sipas policisë viktimat janë identifikuar si Gjovalin Smajli, 40 vjec dhe Nikolin Shabi, 18 vjec.


Nga të dhënat e para mësohet se ata kanë qenë peshkatarë dhe dilnin në liqen për të peshkuar, por nuk dihet asgjë rreth rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.


Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes sqaron se trupat e tyre u gjetën në Hanin e Hotit, ndërkohë që peshkatarët ishin banorë të komunës Has.


Një grup ekspertësh po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e mbytjes së tyre në ujërat e liqenit.

Nga familjarët është mësuar se dy peshkatarët ishin larguar nga banesa rreth orës 03. 00 të mëngjesit për të dalë për peshkim me varkë por nuk ishin kthyer më. Të shqetësuar familjarët kanë bërë denoncimin në polici, e cila ka kërkuar dhe ndihmën e policisë së Malit të Zi për të kërkuar gjurmët e dy peshkatarëve.

Kanë qenë pikërisht polumbarët nga Mali i Zi që kanë gjetur trupat e pajetë, 50 metra larg bregut të liqenit në vendin e quajtur livadi i Luk Smajlit në Han të Hotit. Një grup hetimor ka nisur punën për të zbuluar dhe shkaqet e mbytjes së peshkatarëve.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors