Pergjaket festa, ekzekutohet i mituri

DURRES- Dreka festive e te rinjve ne bregdetin e Durresit kthehet ne tragjedi. Ekzekutohet me pistolete nje i mitur 16 vjecar, gjimnazist dhe plagoset shoku i tij, policia shoqeron dy prej personave te dyshuar, qe kane qene ne tavoline se bashku me viktimat ne bar-restorant "Sydney" ne lagjen nr. 1. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:00 te pasdites se djeshme ne afersi te Universitetit "Aleksander Moisiu", ne hyrje te restorantit, momenti kur edhe grupi i te rinjve po dilte nga ambientet pas festes.

Shkak i vrasjes mund te jete bere nje grindje banale, mendohet nje debat per pune femrash gjate festes dhe me pas dehja ne alkool. Policia vendore konfirmoi vrasjen me nje plumb te Klejdi Myzyrit dhe plagosjen e 18 vjecarit E. C. Menjehere pas marrjes se informacionit, policia ka bllokuar hyrje-daljet ne qytet dhe rrethuar zonen ku mendohej se fshiheshin te dyshuarit. Dje ne mbremje u ndaluan dy te rinj si te dyshuar, Irsid Curri, dhe Erald Bucpapaj, 16 dhe 18 vjec, banues po ne Durres. Curri eshte djali i Luan Currit, 45 vjecarit qe u vra dy muaj me pare ne lokalin e tij se bashku me nipin 19 vjecar dhe nje inxhinier. Por policia deklaroi se krimi nuk kishte lidhje me hakmarrjen per vrasjen e babait nga ana e te dyshuarit.

Dy te shtena arme kane alarmuar kalimtare dhe klientet e shumte te bar-restorantit qe ndodhej pak metra larg detit ne Durres. Burime zyrtare njoftuan se kane qene patrullat e policise qe u vune ne dijeni nga qytetaret dhe shkuan ne vendngjarje. Deshmitaret pane dy te rinj teksa vraponin, njeri prej te cileve me nje pistolete ne dore. Krimi ka ndodhur te dera e lokalit, vetem pak caste pasi dy viktimat kishin dale nga dera kryesore pas perfundimit te nje feste ku dhe benin pjese. Konfirmohet fakti se vetem pak ore me pare mes dy paleve ka pasur nje konfrontim ne ambientet e lokalit dhe se te rinjte, nje pjese gjimnaziste, njiheshin me njeri-tjetrin. Por mbetet mister motivi i grindjes qe solli nje te vrare dhe nje te plagosur rende. Ne fillim atentatori ka qelluar me tek plumb ne trup te miturin Klejdi Myzyri, banues ne lagjen nr. 18 te Durresit dhe me pas per te shmangur nje reagim te mundshem edhe shokun e tij, E. C., banues po ne kete lagje, qe per fat te mire plumbi nuk i ka prekur organe jetesore. I riu eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per mjekim dhe ne gjendje te rende, kurse Myzyri ka nderruar jete ne vend. Autoret jane pare te largohen ne periferi te qytetit, per nga zona e universitetit dhe e Currilave, kurse policia i shoqeroi ne oret e mbremjes pas identifikimit dhe marrjes ne pyetje te grupit te te rinjve qe ishin pjese e festes.

Ne cilesine e deshmitareve pervec grupit qe festonte ne lokal jane marre personeli i bar-restorantit dhe klientet, pjesa me e madhe e te cileve familjare dhe ne shoqerine e femijeve. Sipas hetimit te kryer, dy te dyshuarit i kane pritur tek hyrja e lokalit kundershtaret dhe sapo i kane pare te dalin nga dera kryesore u jane afruar duke i qelluar vetem me dy plumba. Grupi hetimor gjeti ne vendngjarje dy gezhoja pistolete tip "TT', qe u moren ne cilesine e proves materiale. Krimi dyshohet se ka ndodhur per motive te dobeta, mendohet nje grindje ku jane perdorur fyerje dhe ofendime. Por vetem dita e sotme do te zbardhe shkaqet e atentatit qe perfundoi me nje te vrare dhe nje te plagosur rende.


I vrare:

Klejdi Myzyri, 20 vjec, Durres

I plagosur:

E. C., 18 vjec, banues ne Durres

Provat:

Nje arme pistolete

Dy gezhoja pistolete

Autoret e dyshuar:

Irsid Curri, 16 vjec, banues ne Durres

Erald Bucpapaj, 18 vjec, banues ne Durres

1 Comments:

Anonymous said...

denim me vdekje pastaj ndalen krimet

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors