Kuqezinjte e Kuzhe, nis i mbare viti 2010


Shqiperi-Iralande e Veriut, 1-0 Kuqezinjte arriten te fitojne ndaj Irlandes se Veriut, duke i dhene nje start pozitiv perballjeve nderkombetare te vitit 2010. Ne ndeshjen e per kete vit kuqezinjte fituan perballe nje kundershtari me te forte, 1-0, me gol te Skeles. Nje pjese e pare me e mire per kuqezinjte. Shqiperia shenoi fitoren e dyte ne 9 perballje, ndaj Irlandes se Veriut.

Ne miqesoren e djeshme, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" , miqte zbriten ne fushe me disa mungesa ne formacionin baze. Pjesa e pare e ndeshjes ishte me e mire per ekipin tone kombetar. Kuqezinjte krijuan me shume raste se skuadra mike. Perballe kercenimit te pakte te Irlandes se Veriut, mesfushori Ervin Bulku krijoi rastin e pare gjate ndeshjes. Duro ne '17 pati nje tjeter rast per shenim. Pas nje pengimi ne afersi te zones, mesfushori Ervin Skela goditi bukur dhe topi perfundoi ne trekendeshin e portierit te Irlandes se Veriut.

Pas pesimit te golit, Duro ne pjesen e pare pati edhe nje mundesi te mire per te dyfishuar shifrat. Ne '42 topi i goditur prej tij kaloi shume prane shtylles. Pjesa e dyte nis me e vaket dhe me pak raste per shenim per te dy ekipet. Kuqezinjte tregohen me kerkues, per te gjetur golin e dyte. Pas largimit te Lales nga fusha, shiritin e kapitenit e mori Ervin Skela. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Lorik Cana dhe Jahmir Hyka. Pas aktivizimit, Cana kishte nje rast per te shenuar golin e dyte. 15 minuta para perfundimit te ndeshjes, miqte ishin shume prane barazimit.

Topi kthehet nga shtylla pingule ne loje. Trajneri Josip Kuzhe, 10 minuta para perfundimit te ndeshje largon nga loja edhe mesfushorin Ervin Skela. Ne vend te fantazistit vlonjat, i cili aktivizohet me Tuz Koblenc, aktivizohet lojtari i Dinamos, Emiliano Vila. Ne fund te ndeshjes trajneri Josip Kuzhe aktivizoi edhe sulmuesin Edmond Kapllani, duke larguar nga fusha mesfushorin Ervin Bulku. Deri ne fund, pak raste sporadike per te dy ekipet dhe perfundimisht ekipi kuqezi shenoi nje fitore te rendesishme.

Irlanda e Veriut klasifikohej plot 40 vende para ekipit tone, sipas FIFA-s, ndaj edhe per trajnerit Jozip Kuzhe ne fund te ndeshjes fitorja ka pasur vlera morale. Lala: Gezim dyfish, rikthehem me fitore Mesfushori i Hanover '96 eshte rikthyer pas nje demtimi qe e la jashte kombetares per shume kohe, me nje fitore te rendesishme.

Altin Lala, 15 minuta pas fillimit te pjeses se dyte eshte larguar nga fusha e lojes dhe u shpreh entuziast me nje rikthim pozitiv. - "Natyrisht jam i kenaqur, me lojen" - theksoi Lala, - "Kisha nje vit pa luajtur dhe jam rikthyer duke zhvilluar nje ndeshje pozitive me ekipin perfaqesues." Ndaj Irlandes se Veriut Lala luajti ndeshjen numer 72, duke qene shume prane rekordit, qe mbahet nga portieri Foto Strakosha.

Goli Nga rreth 25 metra, Ervin Skela shenoi ne '25 golin e pare te ndeshjes. Pas nje pengimi ne afersi te zones, gjyqtari boshnjak dha 11-metersh. Fantazisti kuqezi, Ervin Skela realizoi pas goditjes se denimit nje gol te shkelqyer per kuqezinjte.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors