Vjen per pushime, zhduket emigranti

Vlore-Ka ardhur ne Shqiperi per te kaluar bashke me familjen e tij Vitin e Ri, por eshte zhdukur pa mundur te festoje. 28-vjecari, Riza Kociraj, emigranti shqiptar qe prej 4 vitesh, se bashku me vellane e tij, jetonin e punonin ne Torino te Italise, eshte zhdukur ne menyre te mistershme qe prej 8 ditesh. Sipas rrefimit te familjareve, mesohet se Rizai ishte nisur nga Italia per ne vendin e lindjes ne Vlore, ne shoqerine e kunatit te tij. Pasi ka fjetur nje nate ne Fier, te nesermen eshte nisur drejt Vlores. Sipas pohimit te te vellait, telefonata e fundit me Rizain, ka qene ajo me te cilen lajmeronte se ishte nisur per ne Vlore, por qe do te vonohej.

Me pas telefoni i tij, eshte fikur. Nje nga 5 vellezerit e Rizait, Klodiani, i cili jeton ne Itali, ka mberritur te enjten ne Shqiperi per te kerkuar te vellane. Gjate kerkimeve, ai ka mesuar se vellai i zhdukur ishte pare diten e marte, nga shoferi i autobusit Vlore-Tirane, gjate rruges per ne Vlore. Shoferi ka treguar se e ka pasur 28- vjecarin si pasagjer ne makine, deri ne qytetin e Lushnjes. Me pas, askush nuk ka dijeni se cfare eshte bere me te. Klodiani, ka pohuar se i vellai Rizai, punonte ne Itali, por nuk kishte mundur ende te pajisej me dokumente te rregullta. Gjate kesaj kohe, ka rrefyer ai, i vellai nuk ka shfaqur asnje lloj shqetesimi, madje shquhej se nje njeri i qete dhe punetor. I vellai Klodiani, ka qene ai qe ka bere edhe denoncimin ne policine e Vlores. Per te ndihmuar ne gjetjen, ai ka treguar edhe disa te dhena te veshjes se Rizait, ne momentin e zhdukjes, xhup i zi, pantallona xhins blu e erret, atlete, bluze te zeze me shkronje te bardhe. Familjaret kane lene per kontakt nje numer telefoni per te gjithe ata qe mund te kene informacione mbi vendndodhjen aktuale te Riza Kocirajt, i cili eshte 0694202375.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors