Dogjani: Siguria e jetes zero, po vriten, grabiten e zhduken njerez

Siguria ne vend eshte zero. Krimi i rruges rritet dita dites. Mediat raportojne ngjarje shokuese, nderkohe qe qeveria mbyll veshet dhe syte perballe atyre cka i rekomandojne, jo vetem opozita, por edhe miqte e partneret qe asistojne Shqiperine. Kjo ka qene permbledhja qe i ka bere deputeti i qarkut Kukes, Asllan Dogjani ne komunikimin me mediat situates per sigurine ne vend ku jane rikthyer maskat, grabitjet me arme me pasoje vdekjen, apo vjedhjet e banesave dhe qytetareve ne rruge.

"Situata e krijuar kohet e fundit ku jane shtuar dukshem vjedhjet me arme ne rruge, grabitjet e banesave, biznesmeneve, bankave, pikave te karburantit, pensionisteve u jane grabitur parate,vjedhjet e xhepave ne autobuse, te cantave, te sendeve te qytetareve, sidomos grave ne Tirane, pa permendur krimin e organizuar, trafikun e droges, klandestineve apo aksidentet e perditshme e te shumta automobilistike me pasoja ne njerez, ngre pikepyetje te medha per mungesen e sigurise ne vend", ka deklaruar deputeti socialist, Dogjani. Sipas tij, paralajmerimi i Ambasadorit te OSBE Robert Bosh se kriza ekonomike e cila ka prekur Shqiperine do te sjelle rritjen e varferise ne vend, do te shtoje kriminalitetin dhe do te perkeqesoje sigurine e qytetareve ka rene ne vesh te shurdhet, pasi njerezit qe qeverisin nuk degjojne jo vetem opoziten, por as partneret qe na asistojne. "Si mund te flitet per siguri kur vetem nje dite me pare u informuam nga media se si u terrorizuan dhe u grabiten nga persona te armatosur dhe te maskuar 20 pasagjeret e linjes Diber Selishte ne rruge nacionale. Grabitja ne te njejten menyre e nje karburanti ne Vlore, apo grabitja e 20 mije eurove ne banesen e emigrantit ne Korce. Si mund te flitet per siguri ku vetem pak dite me pare vidhet me arme dhe me pas ekzekutohet emigranti shqiptar, kur nje biznesmen ne Tirane prej 8 ditesh rezulton i zhdukur, kur nje tjeter emigrant ne Vlore eshte zhdukur qe para festave te fundvitit, apo kur grabiten ne mes te dites kater qytetare sllovene", akuzoi deputeti i PS.



Pasiguria

"Ngjarjet e ndodhura sidomos vjedhjet me arme, vjedhjet me arme me pasoje vdekjen, kane cenuar ne themel rendin e sigurine publike ndersa Ministria e Brendshme pa pike turpi, jo vetem nuk merr masa, por as nuk shqetesohet per kete rritje te frikshme te krimit te rruges. Askush nuk eshte i sigurt ne kete vend nese nuk eshte pjese e pushtetit dhe oborrit. Qeveria eshte e paafte te siguroje jeten dhe pronen e qytetareve shqiptare", tha Dogjani.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors