Tirane-Qe prej 8 ditesh, nuk ka ende asnje shenje jete, per biznesmenin e zhdukur nga Tirana. Arjan Bulku, baba i 3 femijeve, eshte larguar nga shtepia e tij qe prej dates 27 dhjetor dhe familjaret e tij, nuk kane asnje informacion per vendndodhjen e tij. Kane qene familjaret e 39-vjecarit te zhdukur, ata qe kane dhene alarmin, duke denoncuar ne polici dhe kerkuar ndihme per gjetjen e tij. Sipas ketyre deklarimeve, Arjani, ishte larguar nga shtepia, qe ndodhet ne "Qytetin e Nxenesve", pasditen e se dieles, rreth ores 17.30, duke u thene pjesetareve te familjes se do te shkonte tek tekniku i televizorit. Mesohet Arjan Bulku, eshte larguar me makinen e tij, tip golf i verdhe me targa te Tiranes, TR 1947 S dhe ne shtepi ka lene bashkeshorten me femijet.
Pasi ka dale nga shtepia, ai mesohet te kete bere edhe nje ndalese tek lokali i tij dhe me pas, eshte zhdukur pa lene gjurme. Oret kane kaluar dhe vonesa, ka vene ne merak familjen. Bashkeshortja e tij, ka provuar disa here te kontaktoje me te ne telefon, por nuk kane marre asnje pergjigje. Me pas telefoni, ka rezultuar i fikur dhe ketu jane shkeputur edhe kontaktet. Nje mundesi tjeter shprese, ka qene komunikimi me teknikun e televizorit. Por, sipas familjareve, pasi kane folur me kete te fundit, eshte mesuar se ata te dy nuk ishin takuar. Familjaret kane pyetur cdo person te njohur, qe mund te ishte takuar me Arjanin, por s'kane mesuar asgje. Pas kesaj menjehere ata kane vene ne dijeni policine e Tiranes, ku kane dhene te gjitha detajet rreth zhdukjes se tij. Familjaret kane pohuar se Arjani nuk ka pasur asnje konflikt me njeri dhe kohet e fundit nuk kishin vene re asnje shqetesim prej tij. Gjithashtu ata kane shpjeguar se 39-vjecari ishte ne gjendje te mire mendore dhe shendetesore. Ata kane paraqitur ne polici, fotot dhe tipin e makines me te cilen Arjani eshte larguar, duke ndihmuar me cfaredo lloj informacioni, per gjetjen e familjarit te tyre. Arjan Bulku, prej kohesh kishte ne perdorim nje lokal-bar ne kryeqytet, ku punonte edhe vete dhe pjesetaret e tij te shtepise. Pas marrjes se njoftimit per zhdukjen e tij, kane nisur hetimet. Momentalisht po punohet ne disa pista, duke perfshire edhe ate te ndonje pengmarrje te mundshme me qellim perfitimi.
Vellai: Nuk kishim konflikte
Besim Bulku, vellai i biznesmenit te zhdukur pohon se Arjani nuk kishte pasur konflikte me njeri. Ai pohon se eshte njoftuar, nga kunata e tij, per zhdukjen e te vellait. "Rreth ores 18.20 i bie telefonit, zilja binte po nuk u pergjigj. Me pas i kam rene perseri telefonit dhe ai ka qene i fikur", pohon Besimi. Sipas tij, ate nate lokali eshte mbyllur rreth ores 22.00, nga djali i Arjanit. "Ne oren 4 te mengjesit, te dites tjeter, me merr kunata ne telefon dhe me thote qe Arjani, nuk eshte kthyer ne shtepi", tregon i vellai. "Diten e zhdukjes s'ka pasur kontakt me asnje nga ata qe ne njohim". Pasi nuk kane gjetur asnje gjurme te vendndodhjes, familjaret kane kryer edhe denoncimin ne polici.
0 Comments:
Post a Comment