POGRADEC- Peshkataret kapin me rrjeta trupin e nje njeriu te pajete ne ujerat e liqenit te Pogradecit. Kufoma e dekompozuar u gjet pasditen e djeshme, kur peshkataret e zones konstatuan trupin ndersa kerkonin peshqit ne rrjetat qe kishin hedhur gjate nje nate me pare. Sipas verifikimeve paraprake mesohet se trupi i perket 51-vjecarit Dilaver Manxhari, peshkatarit te zhdukur ne vitin 2007 ne liqen pas nje stuhie te forte.
Mbreme edhe familjaret kane arritur te identifikojne paraprakisht te ndjerin duke u mbeshtetur te rrobat e trupit, por rezultatet perfundimtare pritet te dalin diten e sotme. Peshkataret njoftuan dje policine vendore qe mberriti ne vendngjarje dhe deklaruan se kane gjetur trupin e pajete pasdite, pasi kufoma ngeci ne rrjetat e peshkimit. Burime zyrtare te policise thane se identifikimi ka qene i pamundur per shkak se trupi ishte teresisht i dekompozuar. Agjentet dhe grupi hetimor nisi keqyrjen me ekspertet dhe verifikimin e te gjithe listes se personave te humbur apo te zhdukur ne qarkun e Korces, ne vecanti qytetin e Pogradecit dhe ne vend. Hetimet fillimisht u perqendruan te peshkataret qe mund te rezultonin te humbur vitet e fundit ne zonen liqenore dhe nga keqyrja qe bene familjaret e 51-vjecarit u arrit ne identifikim sipas policise. Burime te policise thane se dyshohet se kufoma i perket peshkatarit te zhdukur dy vjet me pare ne liqenin e Ohrit pas nje stuhie te befasishme qe nuk e lejoi te kthehej me ne breg me barken e tij te peshkimit.
0 Comments:
Post a Comment