Dyfishohen permbytjet ne Shkoder


SHKODER- Ngrohja globale, shfaqet rrezik edhe per Shqiperine, pasi ndryshimi i kushteve atmosferike dhe shirat qe pasojne reshjet e debores ne zonen veriore, kane kthyer Qarkun e Shkodres ne nje "Venecia" te dyte. Autoritetet jane dorezuar duke shpallur gjendjen e emergjences, ndersa oret e para te mengjesit te djeshem gjysma e rrethit eshte zhytur nen uje, me nje thellesi prej gjysme metri. Siperfaqet e permbytura jane dyfishuar ne kohe rekord pas prurjeve te paperballueshme dhe po keshtu numri i shtepive nen uje.

Ministria e Brendshme njoftoi dje se jane evakuuar mbi 3 mije persona dhe pritet evakuimi i 2.500 banoreve te tjere ne zonat e Dajcit, Ana e Malit, Bushatit, Velipojes, Gurit te Zi, Obotit etj. Siperfaqja nen uje ka shkuar ne mbi 9 mije hektare dhe tashme kercenohet edhe zona e Velipojes. Akset rrugore ishin teresisht te pakalueshem dhe policia nuk ka lejuar depertimin e banoreve me tej. Edhe ne qytet niveli i ujit eshte rritur ne 50 centimetra, duke zhytur nen uje 230 hektare dhe 320 shtepi, si rralle ndonjehere.

Situata

Komisioni i Emergjencave Civile te Qarkut Shkoder, u mblodh edhe ne oret e para te dites se djeshme, ku rezultonin te permbytura rreth 4.786 ha toke dhe 870 shtepi. Por ne mesdite situata eshte renduar pasi prurjet ne hidrocentralet e Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes jane dyfishuar. Shkarkimet dhe shirat e renda kane rritur nivelin e ujit deri ne 50 cm, kurse 100 banore te fshatit Dajc jane rrezikuar seriozisht. Rreth 400 metra argjinature ka qene e demtuar dhe forcat e ushtrise kane punuar per riparimin e saj. Autoritetet jane perpjekur te bindin banoret te evakuohen dhe ky proces ka vijuar me intensitet ne oret e mbremjes se djeshme. Demtime ka pesuar edhe argjinatura ne fshatin Cast te Velipojes. Kalimi ne "Bahcallek" dhe ne "Ajasem" eshte i veshtire per shkak te rrymave te forta te ujit, kurse ne Dajc dhe Obot i pamundur. Dje u fol edhe per humbjen e nje 23-vjecari qe nuk gjendej prej familjareve, por Policia e Shkodres mohoi lajmin duke e quajtur te pavertete.

Shifrat

Situata e permbytjeve deri mbremjen e djeshme, ka qene kritike dhe shifrat e demeve ne rritje. Per fat te mire nuk ka pasur viktima ne njerez dhe evakuimi i banoreve nuk eshte nderprere. Ne bashkine e Shkodres jane numeruar 230 hektare te permbytura dhe 320 banesa, ndersa ishin evakuuar 83 persona. Ne komunen Dajc, me te prekura nga kjo dukuri, figuronin 2 mije ha toke nen uje dhe 1.187 banesa, ndersa ishin larguar 2 mije banore nga zona e rrezikut. Komuna e dyte me e prekur ka qene Ana e Malit, me 1.170 ha nen uje, 170 shtepi dhe 200 banore te evakuuar. Por nje situate problematike per autoritetet eshte krijuar dje ne mesdite edhe ne Velipoje, me 2 mije ha toke te permbytur, 50 shtepi dhe 25 persona te evakuuar. Me tej listen e demeve e ndjekin komuna Berdice me 1.700 ha nen uje, 350 te evakuuar dhe 65 shtepi te demtuara. Komuna e Gurit te Zi me 250 ha toke, 689 te evakuuar dhe 200 shtepi nen uje dhe ajo Bushat me 1300 hektare nen uje, 80 banesa te demtuara dhe 50 persona te larguar nga shtepite. Prurjet kane arritur deri ne komunen Qender te Malesise se Madhe, ku kane permbytur dje 500 ha toke, 8 shtepi dhe u shpetuan 10 banore. Gjithsej figurojne nen uje 9.150 hektare toke dhe 2.080 shtepi, ndersa ishin evakuuar 3.407 persona.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors