Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile, ne kuader te menaxhimit dhe riaftesimit te situates se krijuar nga permbytjet ne qarqet Shkoder dhe Lezhe, informoi dje opinionin publik per hapjen e llogarive bankare ne ndihme te familjeve te permbytura. "Cdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, qe deshiron te kontribuoje financiarisht per te ndihmuar banoret e demtuar nga fatkeqesia natyrore e permbytjeve ne qarqet Shkoder dhe Lezhe, mund te derdhe kontributin perkates ne llogarine speciale te celur ne te gjitha bankat e nivelit te dyte, qe kryejne sherbime ndaj buxhetit te shtetit, me emertimin "Kontribut vullnetar per te shperngulurit nga permbytjet natyrore te qarkut Shkoder dhe Lezhe", njoftoi Ministria e Brendshme, kurse kontributi mund te derdhej ne leke, euro, ose dollare. Gjithashtu diten e djeshme institucioni i Prefektit te Qarkut Shkoder njoftoi te gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individet qe deshirojne te kontribuojne per te ndihmuar ne zonat e permbytura ne Shkoder, se ne degen e BKT-se Shkoder eshte celur llogaria bankare me numer 410328492, per t'u ardhur ne ndihme familjeve te demtuara.
"Jemi ne gatishmeri te plote"
Policia e Shkodres kaloi mengjesin e dites se djeshme ne gatishmeri te plote. Ne baze te planit masave dhe plan-vendosjes, jane planifikuar dhe vendosur patrulla policie ne te gjithe territorin e qytetit te Shkodres dhe Nen-Shkodres kryesisht ne ato zona qe jane te permbytura nga uji ku po bashkepunohet me te gjitha forcat e tjera te emergjences. "Jane ngritur disa postblloqe policie ne pikat kryesore, si te rruga prane Harkut te Berdices, e Dajcit dhe Ura e Gjolulit, me qellim qe te mos lejojne njerezit dhe mjetet qe te futen ne zonat e permbytura nga uji", njoftoi dje drejtoria e policise. Forcat levizin sipas dinamikes se situates. Dita e djeshme ka qene e shoqeruar me shi, por te gjitha akset rrugore ne Shkoder, Puke dhe Malesi e Madhe ishin te kalueshme.
Shirat ne Lezhe bllokojne disa rruge
Ne Qarkun e Lezhes, dje ka pasur reshje te vazhdueshme shiu deri ne mesdite, duke krijuar nje tjeter situate kritike ne shtreterit e lumenjve dhe argjinatura. Ne komunen e Shengjinit, rruga rurale Shengjin-Kune ne bregdet, ka qene me uje dhe e pakalueshme per automjetet ne disa vende. Kurse ne komunen Balldre, ne fshatin Torovice, ka rreth 100 ha toke nen uje. E gjithe siperfaqja nen uje ne zonen e Lezhes shkon ne mbi 1.500 ha toke dhe dhjetera banesa. Shkak eshte bere edhe batica e nje jave me pare qe perfshiu zonen bregdetare ne Shengjin apo Ishull-Lezhe e Tale.
0 Comments:
Post a Comment