Masakra në Durrës, shoqërohen disa persona. Ende asnjë pistë

DURRES- Policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona lidhur me masakrën e mbrëmshme në një lokal në Durrës, ku autori i maskuar ka ekzekutuar më armë tre persona, duke i lënë të vdekur në vend.

Nuk behet me dije asnje rreth motiveve te ngjarjes se rende, nderkohe qe policia sqaron se eshte duke hetuar pa percaktuar asnje piste.


Mesohet se janë marrë gjithashtu në pyetje edhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes, te cilet kane rrefyer tmerrin e perjetuar. Sipas tyre vrasesi ka qene gjakftohte dhe ka qelluar me bresheri, deri sa i kane mbaruar gjithe fisheket.


Ngjarja ndodhi një lokali në lagjen numër 9 të qytetit, rreth orës 23.00. Viktimat jane Luan Curri, 44 vjec, nipi i tij Andi Curri 23 vjec, dhe Edmond Shemsi me profesion inxhinier.

Pas krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors