Masakra në Durrës, dëshmitaret: Vrasesi shumë gjakftohtë


DURRËS- Nje nga viktimat me precedente penale. Merren deshmite e para

- Kanë kaluar orë nga vrasja e trefishtë mbrëmë vonë në Durrës, edhe ende policia e këtij qyteti nuk ka një piste zyrtare për ngjarjen. Ndërkohë nga rrëfimet e para të dëshmitarëve mësohet se në lokal gjendeshin rreth 9 persona, mes tyre edhe tre viktimat, ku Luan Curri dhe nipi i tij Ani Curri kanë qenë në një tavolinë, ndërsa Edmon Shemsi në një tjetër.

Mësohet se Luan Curri, njëri prej viktimave ka qënë person me precedent penal, pasi ishte akuzuar 2 vjet me pare për një përdhunim.
Agjentët e policies, por edhe dëshmitarët nuk e kanë të qartë se cila ka qenë shenjestra konkrete e autorit, por dinë të thonë vetëm se nëse fishekët në armën tip automatik të autorit nuk do të kishin përfunduar pas 19 shkrehjeve, të gjithë do të kishin përfunduar viktima. “Autori ishte tepër gjakftohtë, shkrehu gjithë fishekët dhe u largua me qetësi. Menduam se do na vriste te gjitheve”.
Mësohet ndërkohë se njëri prej viktimave Edmond Shemsi, ishte inxhiner ndërtimi në këtë qytet, dhe pa lidhje me dy viktimat e tjera.
Policia po heton dhe mbi të kaluarën e personave të mbetur të vdekur në krimin e mbrëmshëm. Efektivët zbuluan se Luan Curri, ishte person me precendetë të mëparshëm penal ku ishte akuzuar vetem 2 vjet më parë për një përdhunim, por edhe në këtë rast pista e hakmarrjes nuk është e qartë për Policinë, pasi nuk dihet nëse shenjestra e autorit ka qenë viktima Luan Curri, nipi i tij, apo inxhinieri i ndërtimit.

Masakra dje në Durrës
Nje person i armatosur ka hapur zjarr brenda një lokali në lagjen numër 9 në qender të qytetit bregdetar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth ores 22:50, ndërsa si rezultat i sulmit kanë mbetur të vdekur 3 persona.

Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë humbur jetën shtetasit , Luan Curri, 44 vjec, nipi i tij Andi Curri 23 vjec, dhe Edmond Shemsi me profesion inxhinier.

Mësohet se një person që udhëtonte me motor, në orën 22:50 të ditës së mërkurë, ka ndaluar në hyrje të lokalit duke e lënë mjetin të ndezur. Menjëherë ka nxjerrë një automatik kallashnikov dhe ka lëshuar breshëritë e plumbave në tavolinën ku po rrinin tre persona. Pasi ka harxhuar mbi 20 plumba të armës, ai ka dalë jashtë lokalit dhe është larguar me shpejtësi me motor. Breshëritë e kallashnikovit kanë terrorizuar jo vetëm të pranishmit në lokal, por dhe banorët e lagjes. Viktimat janë nisur për në spital, por nuk kanë mbijetuar.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj masakre dhe identiteti i vrasësit. Ngjarja ka vënë në alarm gjithë strukturat e policisë së Durrësit duke nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Forca të shumta të policisë kanë nisur kryerjen e veprimeve hetimore. Mësohet se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja arme të kalibrit 72 milimetra, që janë administruar në vlerën e provës. Policia ka shoqëruar disa persona për hetime. (d.b/BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors