Tiranë, grabitet pika e arkëtimit të KESH


TIRANE- Dy persona të armatosur kanë grabitur mesditën e sotme rreth orës 15:30 pikën e arkëtimit të KESH. Grabitja ka ndodhur pranë rrugës “Bardhyl”. Policia ka mbërriut menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk ka mundur të ndalojë grabitësit.

Sipas të dhënave të policisë, ata ishin dy persona të armatosur ende të paidentifikuar, që nën presionin e armëve kanë mundur të grabisin pikën e arkëtimit të KESH.

Policia nuk jep detaje për shumën e parave të vjedhura, ndonëse kanë nisur hetimet menjëherë. (m.a/BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors