Frika, 6 blinda të BSH dhe Guvernatori heqin paratë nga Shkodra

Një karvan me gjashtë makina të blinduara është parë dje në mesditë në aksin rrugor Shkodër-Tiranë. Pamja e vargut të makinave ka bërë mjaft përshtypje, por edhe më mbresëlënës duket fakti që në makinën kryesuese, ka qenë vetë Guvernatori Ardian Fullani.

Makinat e blinduara ishin nga ato që përdoren për transport parash. Shkodra është një nga 6 pikat e mëdha të vendit ku Banka e Shqipërisë mban depozita parash.


Tërheqja e tyre drejt Tiranës mund të interpretohet si masë sigurie por edhe si shenjë e frikës nga një mungesë e pritshme rendi në zonën, ku tashmë "pushteti" i vetëm përfaqësohet nga uji që vazhdon të zbrazet pafundësisht nga Hidrocentralet.

Burime nga Banka konfirmuan se bëhet fjalë për "një sistemim rutine të situates bankare" dhe se prezenca e vetë guvernatorit në këtë operacion, ishte një impenjim i tij personal "për të krye detyrën" në këtë situatë shumë të vështirë që po kalon vendi.

Burimi nuk pranoi të jepte hollësi mbi përmbajtjen e ngarkesës së 6 blindave bankarë.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors