VLORË - Dy tragete të linjës Vlorë-Brindisi, përkatësisht Veronika Lines dhe Red Star kanë mbetur të lidhur për dy orë në kalatën e portit të Vlorës, si pasojë e kohës së keqe dhe amortizimit të kalatës.
Për më se dy orë dy tragetet kanë bërë tentativa të shkëputen nga njëri-tjetri, por ka qenë e vështirë. Cimat e dy spirancave të trageteve janë ngatërruar me njëra-tjetrën ndaj nuk mundën të dilnin nga kalatat e portit.
Në kohën e incidentit tragetet po ngarkonin pasagjerë dhe automjete, gjë të cilën e ndërprenë menjëherë. Jo të gjithë pasagjerët mundën të imbarkohen. Ata që nuk u nsën dot me tragetet që u përfshinë në këtë incident do të udhëtojnë me tragetin Augodimos Lines, në orën 16.30.
Shefi i kapitenerisë së portit të Vlorës Anastas Goga, sqaron se ka qenë moti i keq, shkak kryesor i incidentit, por edhe amortizimi i tepert i kalatës së portit të Vlorës, i cili është i pambrojtur dhe i papërshtatshëm për anije të tonazhit kaq të lartë sikundër janë tragetet që u përfshine ne incident. Valëzimi i detit sot ishte 6-7 ballë në gji, dhe 8 ballë në det të hapur, ç'ka shkakton probleme serioze të përsëritura në portin e Vlorës.
0 Comments:
Post a Comment