Baseni i Fierzes aktualisht ne nivelin 293 meter, eshte vetem 3 metra larg nivelit maksimal kur uji nis te derdhet siper diges, duke rrezikuar nxjerrjen jashte funksioni te agregateve. Ekspertet, zyrtaret e KESH dhe ministria e Energjetikes kane siguruar se Digat nuk rrezikojne nga carja dhe jane te sigurta. Mirepo kuota 293 metra sipas rregullores se digave eshte niveli maksimal i lejuar per te tilla situata. Keshtu komiteti per monitorimin e digave eshte duke mbajtur basenin ne nivelin e 293 metrave, duke shkarkuar sasi te njejta me prurjet, me qellim qe te evitoje sa me shume zgjerimin e permbytjeve ne zonen e Shkodres. "Fierza tani rritet me 1 deri ne 2 centimetra ne ore.
Eshte nje situate qe po shikohet ne menyre te kujdesshme. Nese situata do te perkeqesohet ne ditet e ardhshme, une mendoj qe mund te rriten shkarkimet", theksoi Stojku. "Prurjet ne Fierze tani jane 1500 meter kub ne sekonde, pra jane thuajse dyfishi me mesataren e dites se djeshme. Ne Koman jane 700 meter kub ne sekonde dhe ne Vaun e Dejes jane 400 meter kub ne sekonde. Sigurisht ne keto kushte ne kemi shtuar prodhimin dhe shkarkimet. Jemi duke u perpjekur te kontrollojme situaten. Prurjet jane te disiplinuara", shpjegon ministri i Energjetikes, Prifti. Drejtuesit e sistemit energjetik deklarojne se sistemi eshte ne gatishmeri te plote dhe se hidrocentralet jane vene ne pune me te gjitha turbinat. Vetem brenda oreve te nates, prurjet jane rritur me mbi 800 meter kub uje per sekonde. Nje dite me pare prurjet shenonin 800 meter kub per sekonde, ndersa sot ato jane 1650 meter kub uje per sekonde. Ndersa te marten prurjet ishin ne 400 metra kub per sekonde. Ekspertet e energjetikes e cilesojne kete rritje te nivelit te ujit ne pike kritike, dhe autoritetet duhet te marrin masa urgjente. Kapaciteti maksimal i liqenit te Fierzes ose kufiri eshte 296 metra dhe nese tejkalohet ky nivel atehere mund te jete nje prag katastrofe e vertete. E veshtire paraqitet situata edhe ne hidrocentralet e tjere. Ne Koman niveli i ujit shenon 173.86 metra ndersa kuota e lejuar eshte 175 metra. Ne Vaun e Dejes, niveli i ujit ka shkuar ne 75.4 metra nga 76 metra qe eshte kapaciteti i lejuar. Ne Ulez dhe Shkopet situata duket me e rende, niveli i ujit eshte vetem 73 cm larg pikes kritike, qe eshte 128.80 metra. Ne keto kushte dhe pa asnje rrugedalje KESH ka gjetur te vetmen zgjidhje hapjen e portave te shkarkimeve nga hidrocentralet. Nga Fierza po shkarkohen 500 metra kub uje ne sekonde, nga Komani ku prurjet jane 940 meter kub per sekonde dhe po shkarkohen 1.700 meter kub per sekonde. Nga Vau i Dejes po shkarkohet 1400 metra kub uje ne sekonde, ndersa prurjet jane 300 meter kub uje ne sekonde, nga Uleza dhe Shkopeti po shkarkohen 400 meter kub uje per sekonde. Situata ne kaskaden e Drinit dhe Ulezes mbetet alarmante, sepse me kete nivel prurjesh edhe pse hidrocentralet punojne me gjithe fuqine e tyre, niveli i Fierzes po vazhdon te rritet.
Shkrin debora, pritet ulja e prurjeve
Pjesa me e madhe debores ne male ka shkrire, keshtu qe prurjet ne ditet ne vijim do te jene ne ulje."Nese kthehet serish situata ne ditet e ardhshme une mendoj se mund te rriten shkarkimet, por per momentin theksoj qe Debora qe ishte neper male pjesa me e madhe duhet te kete shkrire", tha dje Drejtori i KESH, Muharrem Stojku. Nga ana tjeter, ministri i Energjetikes, Dritan Prifti kerkoi dje solidaritet nga te gjithe per te mbeshtetur menaxhuesit e situates se pazakonte ne te cilen gjendet nje pjese e Shqiperise, nderkohe theksoi se po behet perpjekje per kontrollimin e gjendjes. Ne nje komunikim me mediat, Prifti theksoi se situata po kontrollohet nga ekspertet nderkohe qe eshte siguruar konsulenca me komisarin e digave me te medha te Italise. Ministri u shpreh se 'te ashtuquajtur specialiste', te cilet jane perfaqesues te Partise Socialiste kane shpifur me shifrat e dhena. Prifti shperndau nje shpjegim te rregullores per kuotat e liqenit dhe ku ne tre muajt e fundit te vitit 2009, niveli i lejuar eshte 290 metra. (Blerina Hoxha - Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment