PRISHTINE- Zelanda e Re ka njohur sot, Republikën e Kosovës, duke u bërë vendi i 63-të në botë që e njeh shtetin më të ri të Ballkanit. Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti , si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.
Njoftimin, siç thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e ka bërë sot, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, përmes një note diplomatike dërguar ministrit të jashtëm te Republikës së Kosovës, Skender Hyseni.
Zelanda e Re është shteti i 63 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Zelanda e Re është një shtet ishullor në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor. Zelanda e Re përfshin një territor prej 268,680 km² dhe 4.3 milion banorë.
Republika Dominikane, ishte vendi i fundit që pati njohur Republikën e Kosovës, gjatë muajit korrik.(m.a/BalkanWeb)
0 Comments:
Post a Comment