Rritet me 5 lekë çmimi i karburanteve

Rritet me 5 lekë/litri çmimi i karburanteve në vend. Dje në pikat e tregtimit të karburanteve, një litër naftë shitej me 127 lekë, ndërsa një litër naftë eurodiezel shitej me 132 lekë. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, ku një litër shitet me 135 lekë. Shkak për këtë rritje është shtrenjtimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare, ku një fuçi naftë kutohet me 80 dollarë.

Për vetë koniunkturën që ka tregu vendas, është mjaft i ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, kjo pasi gati 90 për qind e nevojave të vendit për konsum plotësohet nga importi... Sipas importuesve, për sa i përket çmimit të karburanteve në vend, vetëm 7 për qind të çmimit e ka në dorë tregtari, ndërsa 93 për qind e çmimit reflektohet nga zhvillimet në tregun e jashtëm. Aktualisht, në Shqipëri operojnë rreth 6 importues vendas, ndërsa dy importues të tjerë janë grekë.

Por, kompanitë vendase zënë rreth 70-80 për qind të sasisë së naftës që importohet. Dy janë faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës në vend. I pari është faktori ndërkombëtar, pra rritja e kuotimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare, dhe faktori i dytë është niveli i akcizës dhe taksat e tjera, që duhet të paguajnë importuesit e karburanteve.

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka nisur të rritet sërish, pas një ulje drastike të pësuar pak muaj më parë. Por në tregjet amerikane dhe ato londineze, nafta arriti një çmim rekord prej 147 dollarësh për fuçi, në muajin korrik të vitit të kaluar, duke tronditur sistemin tregtar e financiar në të gjithë botën.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors