"Shqipëria e madhe", Topi: Janë keqinterpretime


TIRANE- “Ka shume debate përsa i përket cështjes së bashkimit të Shqipërisë me Kosovën por gjithcka ka qenë një keqinterpretim i deklaratave”. Kështu është shprehur presidenti shqiptar Bamir Topi në një intervistë për televizionin hungarez, ku ka komentuar çështjen e Kosovës dhe debatet për ndryshimin e kufijve.

“Cdo keqinterpretim për ndryshim të kufijve vjen ose si pasojë e moskuptimit, ose si pasojë e maliciozitetit, që ndonjëherë hedhin në lojë qarqet ekstremiste, të cilat kanë qenë shkaktare të turbullirave në rajonin ballkanik” është shprehur Presidenti Topi në këtë intervistë.
Duke komentuar bashkëpunimin në të ardhmen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Topi shprehet se Shqipëria është e interesuar dhe punon për një rajon të qetë ku vendet Shqipëria, Kosova, Maqedonia edhe Mali i Zi të jenë pjesë e familjes europiane, çka do të thotë që bashkimi i këtyre vendeve do të realizohet në Bruksel që është qendra administrative e Evropës së bashkuar.

Duke vlerësuar marëdhëniet me Hungarinë presidenti shqiptar shprehet se dy vendet Shqipëria dhe Hungaria janë dy vende që kanë kontribuar ndjeshëm në qëndrueshmërinë e rajonit ballkanik. Janë dy vende që kanë patur traditë marrëdhëniesh edhe në kohën e regjimeve komuniste, por kanë ditur të zhvillojnë miqësinë dhe marrëdhëniet tregtare në funksion të interesave të dy popujve .
Intervista e persidentit shqiptar dhënë televizionit hungarez vjen në kuadër të vizitës së presidentit hungarez Solyom në Tiranë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors