Pergjaket fundjava, shperthejne perleshjet me thika ne te gjithe vendin. Gjashte te plagosur me arme te ftohta dhe sende te forta, eshte bilanci i sulmeve te dhunshme ne Korce, Elbasan dhe Shkoder. Policia tha se ka ndaluar te gjithe te dyshuarit per krimet, dy prej te cileve jane kontingjent kriminal, te denuar me pare per vjedhje. Dy te tjere ishin shpallur ne kerkim per krimin e plagosjes dhe tentatives se vrasjes, ku nje prej ngjarjeve kishte ndodhur para Universitetit "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan.
Elbasan
Ngjarja e pare ka ndodhur ne lagjen "Haxhias", kur eshte qelluar disa here me thike ne trup 44-vjecari Rakip Pisha, i cili perfundoi ne spital ne gjendje te rende. Gjate rrefimit te bere nga i plagosuri pas kalimit te gjendjes se rrezikut, teksa ishte duke u kthyer ne shtepi ne lagjen "28 Nentori", i kane dale perpara dy persona te paidentifikuar, te cilet pas nje debati banal e kane goditur ne trup me thika dhe me pas jane larguar. Diten e djeshme u be i mundur identifikimi dhe shpallja ne kerkim e te dyshuarve per krimin, qe jane dy te rinj te proceduar me pare per vjedhje, Almir Lloshi 23 vjec dhe Urim Muca 25 vjec, te dy banues ne lagjen ku ndodhi krimi, te cilet akuzohen per "plagosje me dashje, e kryer ne bashkepunim". Gjate dites se shtune, policia u njoftua per nje tjeter sulm te dhunshem me pasoje dy te plagosur, ne fshatin Linas te Elbasanit, kur nje 16-vjecar me inicialet A. H., i shoqeruar, ka goditur me leva hekuri dhe gure Shefqet H., 38 vjec dhe Klodian S., 20 vjec, duke i lene te plagosur. Edhe ndaj te miturit eshte ngritur akuza e "plagosjes me dashje", kurse shkak eshte bere nje fyerje. Ngjarja e fundit ka ndodhur me 26 tetor ne afersi te universitetit te Elbasanit, kur i dyshuari Ahmet Ago 29-vjec, i arrestuar, akuzohet se ka plagosur me arme zjarri Fatos B., 41 vjec, pas nje sherri banal.
Shkoder
Dy persona mbeten te plagosur ne fshatin Golem, te komunes Rrethina ne Shkoder, pas nje sulmi agresiv te nje bashkefshatarit te tyre me arme te ftohta. Policia ndaloi te dyshuarin Skender Stenaj, 37 vjec, nen akuzen e "plagosjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". Pas nje konflikti per motive te dobeta, Stenaj dyshohet se ka goditur Myzafer Rr., 50 vjec dhe Bujar H., 41 vjec. Te plagosurit perfunduan ne spital, ku dhe u mjekuan, ndersa gjate rrefimit per policine kane thene se 37-vjecari ka tentuar t'i vrase dhe me arme zjarri, duke qelluar dy here ne ajer me pistolete. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment