Coli perfshin "Banden" edhe ne 3 vrasje

Tirane- I penduari i "Bandes se Durresit", Adriatik Coli ka suprimuar serish gjykaten. Gjate seances se djeshme gjyqesore, ne te cilen pritej qe i penduari te pyetej nga ana e avokateve per episodet qe ai ka rrefyer ne seancat e meparshme, Coli ka rrefyer se ka dijeni dhe per tre vrasje te tjera te anetareve te kesaj bande. Burime nga Gjykata e Krimeve te Renda, kane bere me dije si i penduari eshte pyetur nga ana e avokateve per tre ngjarje te reja kriminale, te cilat nuk ndodhen ne dosjen hetimore, te perpiluar nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Coli i ka bere me dije trupit gjykues, se ne deshmine e tij te dhene perpara prokuroreve, ka pasur dijeni edhe per vrasjet e Ali Kertushes, Dorjan Semes dhe Ledion Kecit, qe sipas tij jane kryer nga anetare te "Bandes se Durresit", por prokuroria nuk i ka perfshire ato ne dosjen e derguar per gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Deklaratat e reja te Colit, kane shkaktuar debate mes avokateve dhe prokuroreve. Sipas burimeve, menjehere pas deklarimit te Colit, avokatet i kane kerkuar prokurorise qe t'u vinte ne dispozicion edhe keto akte te cilat nuk ndodhen ne dosje. Avokatet kane pretenduar se nga ana e akuzes, jane mbajtur te fshehura keto akte, te cilat duhet te ishin dhene prej kohesh. Avokatet kane shpjeguar se vete i penduari i drejtesise, ka dijeni per keto ngjarje. Per kete arsye akuza duhet t'iu paraqiste materialet e nevojshme, per vet faktin se i penduari akuzon per keto vrasje, te pandehurit te cilet ndodhen ne gjykim. Avokatet mbrojtes te antareve te bandes se Durresit kane akuzuar prokurorine se nuk ka dhene te plote deshmine e Adriatik Colit. Por perballe pretendimeve te mbrojtjes, prokuroret e ceshtjes i kane bere me dije trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, qe prokuroria nuk mund te vere ne dispozicion materiale per vrasje qe ka rrefyer Coli dhe per te cilat, nuk akuzohen direkt te pandehurit e "Bandes se Durresit". Prokuroret i kane shpjeguar me tej gjykates se per keto ngjarje akuza eshte ende duke hetuar, si dhe nuk ka ende asnje autor konkret. Per kete arsye sipas tyre, nuk mund te jepet asnje nga aktet te cilat nuk jane objekt gjykimi. Seanca e djeshme gjyqesore eshte shtyre per diten e enjte, ne menyre te tille qe avokatet te kene mundesi per t'i bere pyetje te pandehurit ne lidhje me deklarimet qe ka dhene ne seancat e meparshme. Te pandehur ne kete proces jane 16 persona, te cilet akuzohen per vepra te ndryshme penale te ndodhura pas vitit 1997, sidomos ne qytetin e Durresit. (R.Caushaj - Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors