Ndjekja policore ne kufi te Shqiperise me Malin e Zi ka rezultuar pjeserisht e deshtuar, pasi nje i dyshuar si trafikant eshte arratisur, duke i shpetuar prangave. Por uniformat blu sekuestruan nje thes te mbushur me kanabis sativa, me peshe 9 kg i ndare ne 10 pako. Burime zyrtare bene me dije se rreth ores 18:00 te se henes, ne vendin quajtur "Hani i Hotit" ne Malesine e Madhe, ne afersi te shinave te linjes hekurudhore dhe 200 metra larg pikes se kalimit kufitar, ne terren malor, eshte konstatuar nje person i paidentifikuar, i cili levizte ne drejtim te vijes se kufirit.
Thirrjes per te ndaluar ai nuk i eshte pergjigjur dhe i ndihmuar nga erresira dhe shiu qe binte, ka mundur te arratiset, duke hedhur pertoke thesin me droge. Policia nuk ka mundur te identifikoje dot te dyshuarin si trafikant, duke bere sekuestrimin e 9 kilogrameve me hashash si prove materiale. Nderkohe qe prokuroria po vijon hetimet per akuzen e "trafikimit te lendeve narkotike". (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment