Ekzekutohet me dy plumba 38-vjecari, mister autori

Tirane-Vritet me pistolete duke ecur ne rruge nje 38-vjecar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21.00 te mbremjes se djeshme ne periferi te Tiranes, afer Shishtufines. Arben Visha, banor i zones se Tufines eshte qelluar me pistolete, teksa ishte duke u kthyer per ne shtepi. Mesa mesohet vrasja ka qene e pergatitur me pare nga autori, i cili i kane zene prite viktimes ne rruge dhe e kane qelluar nga nje distance e afert.

Autori ka perfituar nga rruga pa ndricim ne kete zone dhe ka nxjerre armen dhe ka shtene disa here mbi trupin e 38-vjecarit. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se viktima, ka marre dy plumba ne trup. Ai eshte gjetur nga kalimtare te rastesishem te zones dhe eshte derguar menjehere ne spital, por ka humbur jeten gjate rruges. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise se Tiranes, te cilat deri vone kane punuar per zbardhjen e rrethanave te ketij krimi.

Grupi hetimor i ngritur per kete qellim, ka kryer fiksimin e provave ne vendin e krimit, por pa arritur te jape ndonje emer konkret te autoresise apo shkaqeve te ngjarjes. Nje nga pistat e hetimit mendohet te jete ajo e hasmerise, por nuk perjashtohen as motive te tjera. Deri ne oret e vona te mbremjes jane marre ne pyetje disa banore te zones, per te hedhur drite mbi shkaqet e vrasjes dhe autorin e saj.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors