Arrestohet Alket Rizai, u arratis nga burgu grek me helikopter


ATHINË- Policia greke ka njoftuar se ka vënë në pranga shqiptarin Alekt Rizain, i cili është bërë i njohur në Greqi për arratinë e tij të famshme me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë, ku vuante dënimin.

Autoritetet greke thonë se Alket Rizai u arrestua herët në mëngjesin e sotëm në veri të Athinës dhe njoftohet nga shumë media të huaja.

The Associated Press, e cila duke iu referuar policië greke raporton se arrestimi i Rizajt u bë herët në mëngjes, pas arratisë së tij të guximshme në 22 shkurt së bashku me një grabitës banke, Paleokostas Vasilis, i cili nuk është kapur.

Ndërkohë Reuters, raporton se "Sipas policisë, shqiptari ishte duke fjetur kur policët rrethuan shtëpinë e tij në një fshat në verilindje të Athinës.

"Ai nuk kishte kohë për të përdorur armët e tij automatike që kishte me vete, pistoleta dhe granata dore"- tha një zyrtar i policisë, duke shtuar se edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë të dyshuar u arrestuan bashkë me të, në të njëjtën shtëpi.

Rizai së bashku me Paleokostas Vasilis u arratisen nga burgu më i madh i Greqisë në Athinë, me helikopter, kurse piloti gjatë dëshmisë deklaroi se ishte rrëmbyer.

Te dy bashkë, Rizai dhe Vasilis ishin arratisur nga burgu edhe në vitin 2006, në të njëjtën mënyrë.

********


Dita e arratise, 22 shkurt

Arratisje spektakolare e Alket Rizait

ATHINË- Për tre vjet kanë arritur të arratisen dy herë nga burgu i Sigurisë së Lartë të Athinës. Shqiptari Alket Rizai dhe greku Vassilis Paleokostas mësohet se i kanë shpëtuar prangave në orët e pasdites.

Arratisja spektakolare e ditës së sotme ka pasur të njëjtin skenar me ate të vitit 2006-të. Dy të dënuarit me nga 25 vjet burg janë arratisur me helikopter nga burgu i Sigurisë së Lartë, ku vuanin dënimin pasi u kapën nga arratia e parë.


42- vjeçari, Paleokostas dhe 35-vjeçari, Rizai vuanin dënimin në burgun grek për vrasje. Shteti helen është shokuar nga kjo ngjarje dhe mësohet se forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tyre.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors