Pakti detar me Greqinë, Presidenti Topi: Kini besim tek institucionet


UPDATE - Presidenti i vendit, Bamir Topi ka kërkuar që opinioni publik të ketë më shumë besim tek institucionet shtetërore lidhur me paktin e kufijve ujorë me Greqinë.

Sipas tij në këtë proces që ende nuk është finalizuar duhet të ketë transparencë të plotë.

"Sot nuk jetojmë në kohën e marrëdhënieve të izoluara bilaterale. Ka një realitet të ri dhe Shqipëria, Greqia dhe Italia janë vende anëtare të NATO-s. Sot janë të përparuara teknologjitë për të përcaktuar me saktësi detajet. Procesi do te jete i monitoruar dhe dua të siguroj qytetarët se zgjidhjet institucionale do të jene korrekte"- tha Topi.

Deklaratën kreu i shtetit e ka bërë sot gjatë një konferencë shtypi me homologun hungarez, pas interesimit të medias për këtë çështje shumë të debatuar, për të cilën është shprehur se e ka ndjekur me shumë interes.

*****


MJAFT: Nuk do dhurojmë pasuritë tona të pazëvendësueshme



Levizja Mjaft ka protestuar sot ne ora 12 perpara sheshit Skenderbej ne lidhje me
marreveshjen e delimitimit kufitar ujor mes shtetit Shqipetare dhe atij Grek.
Të rinjtë e lëvizjes së njohur rinore, kanë vendosur një parullë ironike perpara monumentit të Skënderbeut në qendër të kryeqytetit, ku kane shkruar ne gjuhen greke: "DHURATË".
Deklarata e MJAFT per protesten thote:

'Eshtë detyrë e qeverisë shqiptare të publikojë marrëveshjen e plotë me të gjitha anekset përkatëse dhe ta vërë këtë informacion në dispozicion të publikut. Përndryshe, ne sikurse dhe çdo shqiptar, kemi detyrën të shqetësohemi dhe të besojmë se me kufijtë territorialë apo me premisat e zhvillimit të vendit, është luajtur një dramë, efektet e së cilës do t'i vuajnë brezat që vijnë.

Frika e madhe e të gjithëve ne, në këto ditë, është se fqinjëve tanë u është dhuruar një pasuri e pazëvendësueshme e Shqipërisë, jo thjesht në kontekstin territorial, por mbi të gjitha në nivel të besimit të tradhtuar të shqiptarëve. Të tradhtuar nga qeveria e tyre, e cila duhej t'i përfaqësonte dhe t'u mbronte interesat'


****************

INTERVISTE / Hartografi i shquar shqiptar, Prof. Dr. Agim Shehu thote se Kuvendi duhet të rishtyjë ratifikimin, pas mbledhjes së grupit studimor


Prof. Shehu, cili është opinioni juaj për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke pasur parasysh se ekipi ynë negociator ende nuk ka një hartë?

Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t'ju flas. Që ditën e parë që lexova mbi Marrëveshjen Detare dhe dyshimet për një skandal të madh, të ndarjes së atij kufiri, kam qenë i shqetësuar. Dhe vijoj të jem. Gjithnjë si një hartograf. Sepse ato vija që hiqen në harta, ato koordinata që projektohen, janë pjesë e shpirtit dhe trupit të kombit. Prandaj, dua të prononcohem, jo thjesht për të vlerësuar, studimin e Prof. Pashës, por për të mbështetur idenë, se kjo marrëveshje në pikëpamje ligjore dhe hartografike, të trondit, prej fakteve që po publikohen nga gazetat.

Ne duhet t'i bëjmë apel Kuvendit të Shqipërisë, se nuk është fjala për t'i krijuar shqetësime mbarëvajtjes së punëve që bëhen në klimën e marrëdhënieve të mira me shtetin fqinj Greqinë, por jemi për drejtësinë dhe barazinë në këtë përcaktim kufijsh historikë, për shqyrtimin shkencor, bindjen e përbashkët para se ta çojmë në ratifikim. E ndjej si një obligim kombëtar, shqetësimin e ngritur, prandaj, sa më shpejt të gjendet një instrument, ritrajtimi të argumenteve që jepen, nëpërmjet një grupi pune, i cili duhet të bëjë një punë të pavarur, të hedhë dritë dhe të saktësojë këto argumente.

6 Comments:

Anonymous said...

cfare behet ktu o vlla, ne duhet te mundohemi te marrim mbrapsht camerine e jo tu japim atyre plehrave edhe detin e sarandes. Mos bej keto publikime zoti president, Nuk duam te jemi ne bashkimin evropian po qe per te dhuruar territor te kombit. Mos e tradhtoni kombin ju lutem, na kane luftuar shume te paret tane per kete shqiperi si ka mbetur e copetuar. Kerkoni cfare eshte e jona dhe ndaloni dhurime te territorit shqiptar vendeve te huaja. Ju lutem ndaloni kete gje zoti president.

Altin said...

cfare behet ketu ore, si skane turp politikanet tane te shesin bregdetin per lek, Po mendoni pak per vendin ku te kane luftuar gjysh e stergjysh o te poshter. Nuk eshte leku cdo gje o te pa ftyre, mos na e shisni shqiperine ju lutem?

hasani said...

cdo gje pranohet, qe nga vjedhjet e votave e deri tek dokumentet fallso te familjes berisha per pronat ne orikum po ama dhurata e territorit shqiptar te greket nuk pranohet. Ata na kane marre camerine, nuk pranojn pastrimin etnik te camerise dhe ju i dhuroni territorin shqiptar. Po ju nga cfare keni frike, keni frike se nuk na pranojn ne evrope, kurre mos na pranofshin, nuk e duam evropen kur te mbesim vetem nje cope qe nuk dukemi as ne harte.

Marash Gjoni said...

zgjohu o Enver Hoxha se per trima si ty ka nevoj populli, trima si ty qe ne moske nuk te leviz qerpriku kur e kundershton edhe mosken e jo keta frigacaket tone rrine gaditur sa here qe greqia flet. turp te keni ore morra se e keni bere shqiperine sa nuk duket me ne harte.

Anonymous said...

turp turp turp zoti president, duhet te studiosh ku jane kufijt e vertete. Shiko hartat e vitit 1913 ne arkivat e shtetit?

Aranit Bajraktari said...

cfare idoiti edhe ky, dukej burre i mire fhe kisha rrespekt shume per te por e humba gjithe rrespektin. TURP

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors