Prishtine - 31 Tetor 2009
Neser ne kryeqytetin e Kosoves ne Prishtine, mberrin per vizite ish presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bill Klinton.
Kjo eshte vizita e dyte e ish presidentit Bill Klinton ne Kosove.
Ne nderim te kontributit qe ai ka dhene per pavaresine e kosoves, qeveria dhe populli i kosoves e kane nderuar ate duke i dhene emrin Bill Klinton bulevardit ne qender te qytetit te prishtines.
Bulevardi ne qender te Prishtines qe neser do te kete edhe shtatoren e sapo ndertuar e zotit Bill Klinton. Shtatorja eshte punuar nga skulptori Izeir Mustafa, nje skulptor shume i njohur ne trojet shqiptare dhe pertej. Shtatorja prej 3 metra e gjate peshon rreth 900 kg.
Shtatorarja inagurohet neser me nje pjesemarrje qe mendohet te jete masive ngaqe edhe vete zoti Bill Klinton merr pjese ne inagurim. Gjithashtu ne inagurim do te jene te pranishem edhe presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar nje pritje madheshtore per zotin Klinton dhe i ka bere thirrje qytetetareve kosovar qe te dielen te jene te pranishem ne shesh ne pritje te ish presidentit ku ai ka nje popullaritet te madh ne shtetin e Kosoves. (Nga Prishtina per Koha Shqiptare - Erind Kurti)
0 Comments:
Post a Comment