Vrasja e emigrantit pas xhirimit te gomave, burg Mahmutajt

BERAT- Gjykata e Beratit le ne qeli, te dyshuarin per ekzekutimin e emigrantit pas nje zenke per xhirimin e gomave te makines.

Ne masa te rrepta sigurie, 43-vjecari Perparim Mahmutaj, eshte derguar ne Shkallen e Pare mengjesin e djeshem per mase sigurie. Pasi prokurori i ceshtjes Klodian Braho, lexoi te gjitha pretendimet per ngjarjen e ndodhur, ku i dyshuari akuzohet se ekzekutoi me nje plumb ne koke 28-vjecarin Erjon Toska, ne sy te te vellait te viktimes, gjyqtari Ibrahim Hoxha dha vendimin "arrest me burg", deri ne perfundim te hetimeve.

Burime te gjykates se ketij rrethi, bejne me dije se i akuzuari Perparim Mahmutaj, eshte perballur me togat e zeza, por nuk ka thene asnje fjale para trupit gjykues. Prokurori kerkoi cilesimin si te ligjshem, te arrestimit te 43-vjecarit banues ne lagjen "Clirim", per krimin e "vrasjes me dashje ne rrethana te castit" dhe "armembajtje pa leje".

Ngjarja per te cilen akuzohet Mahmutaj ndodhi ne oret e para te dites se shtune, ne hyrje te qytetit te Beratit. Mes te akuzuarit te vrasjes dhe viktimes, ndodhi nje grindje e castit per shkak te xhirimit te mjetit nga ana e Mahmutajt, gje qe solli akuzat e viktimes, per rrezik te thyerjes se xhamave te mjetit.

Mahmutaj qelloi me nje arme tip pistolete ne koke 28-vjecarin Erjon Toska, duke e lene te plagosur rende. Ky i fundit humbi jeten ne spital ndersa transportohej nga i vellai, deshmitar i ngjarjes se rende, nderkohe qe autori i dyshuar u vetedorezua pas disa oresh ne komisariat. Policia tha se palet nuk kishin pasur konflikte te meparshme, porse xhirimi i gomave ne rruge ka sjelle debatin me fund fatal, per emigrantin e sapo kthyer nga Greqia.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors