Aksident në aksin Rrëshen- Rubik, 5 të plagosur


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Rrëshen- Rubil. Si pasojë këtij aksidenti janë plagosur rëndë 5 persona, 4 prej të cilëve nga Kosova. Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit.

RRËSHEN- Aksident në aksin Rrëshen- Rubik pjesë e rrugës nacionale Shqipëri- Kosovë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 2 e 30 minuta ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 5 persona ndër ta 4 shqiptarë nga Kosova. Dy automjete njëri tip Ford me targa të Kosovës me drejtues Abaz Shapa dhe tjetri tip Benz me targa të Mirditës 2271 A me drejtues Aurel Kalaj, janë përplasur me njëri-tjetrin nga ku kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe 3 pasagjerët Naser Beuli, Qerim Moriqi dhe Hysni Ibrahimi.

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Rrëshenit me fraktura në trup dhe dëmtime të rënda në kokë. Sipas burimeve spitalore bëhet e ditur se të gjithë këta persona janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit një prej të cilave mësohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e dy drejtuesve të automjetit. (a.r/news24/balkanweb/KohaShqiptare)


0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors