Korce, tre te arrestuar me 120 gr heroine


Operacion i koduar " Kutia e parfumit" është realizuar mbrëmjen e djeshme nga seksioni i antidrogës në policinë e Korcës, në lagjen 2 të këtij qyteti. Tre te rinjve iu sekuestruan edhe armë zjarri dhe municione luftarake.

KORCE- Policia e Korçës arrestoi në flagrancë tre të rinj me një sasi lënde narkotike të dyshuar si heroinë, si dhe me armë zjarri dhe municione luftarake. Operacion i koduar " Kutia e parfumit" është realizuar mbrëmjen e djeshme nga seksioni i antidrogës në policinë e Korcës, në lagjen 2 të këtij qyteti. Në këtë operacion u kap në flagrancë shtetasi S.Ll, të cilit në momentin e kapjes ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 120 gram lënde narkotike e ngjashme me atë të llojit heroinë , si dhe një peshore elektronike.

Policia tha se në momentin e realizimit të këtij operacioni, ka qënë i pranishëm edhe shtetasi Vasajan Naum, 18 vjec nga qyteti i Korcës, të cilit ju gjet dhe ju sekuestrua në banesë një armë automatike dhe një sasi fishekësh. Nga hetimet e policisë, rezultoi se sasinë e lëndës narkotike prej 120 gram, shtetasi S.Ll e kishte marë prej 22 vjecarit Mikel Çekrezi, i cili u arestua për kryerjen e veprës penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Ndërsa shtetasi Vasjan Naum, u arestua nga policia me akuzën e " mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak". Të tre këta persona, do të hetohen më tej në gjendje arresti.
(s.g/BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors