XHENOVA- Mafia ekzekuton me plumb ne koke, shqiptarin e penduar te drejtesise italiane per trafikun e kokaines ne burgje. Ilir Krypi, 42-vjec, eshte vrare rreth ores 23:00 te mbremjes se diel ne rrugen "Milano", ne qytetin e Xhenovas ne Itali.
Persona ende te panjohur ndoqen dhe me pas qelluan mbi shqiptarin, ne nje prej stacioneve te autobusit, ne lagjen "Dinegro". Mediat vendase publikuan dje lajmin, duke iu referuar hetimeve te policise dhe karabinierise, qe deklaruan se viktima ishte deshmitar i rendesishem qe kishte pranuar bashkepunimin me hetuesit, per te zberthyer nje rrjet te madh trafikantesh te droges.
Ilir Krypi, ishte personi i vetem i cili kishte pranuar te deshmoje per nje hetim ne lidhje me trafikun e celulareve dhe te kokaines, per te burgosurit e burgut Marasi te Italise. Ne muajin shkurt, ai ishte arrestuar per shperndarje droge dhe me pas kishte rrefyer anetaret e rrjetit per policine. "Ne kuader te hetimeve, ne qeli perfundoi dhe nje agjent i policise se burgjeve, i cili i siguronte disa te burgosurve mundesine per te folur nga qelia, si dhe dy eksponente te familjes mafioze Makri me origjine kalabreze", shkruanin mediat italiane dje, duke iu referuar autoriteteve hetimore.
Krypi, ishte arrestuar se bashku me 36-vjecarin Nikodemo Makri dhe Xhuzepe Makri, 44 vjec. Mes te ndaluarve edhe shqiptaret Blerim Gaci, 30 vjec, Dritan Dedja, 26 vjec, e agjenti i policise, Antonio Ierardi, 34 vjec si dhe Francesko Muzio. Pjesa me e madhe e te arrestuarve nuk pranuan te bashkepunonin me hetuesit. Agjencia e lajmeve "ANSA" shkruante dje se prokuroria po heton nje vrasje te tipit mafioz, ndersa nuk ka ende asnje te ndaluar per krimin. Shqiptari ishte liruar pas bashkepunimit dhe cilesohej si nje deshmitar teper i rendesishem. Grupi hetimor beson se krimi eshte kryer per t'i mbyllur gojen 42-vjecarit, qe te mos zbuloheshin emra te tjere te klaneve mafioze ne zonen e kalabrise. Dy prej te ndaluarve, dyshohen se jane anetare te familjes mafioze Makri, ne Kalabri.
0 Comments:
Post a Comment