Shperthim dinamiti ne gurore, dy viktima

KURBIN- Shperthimi i eksplozivit ne gurore, shkakton vdekjen e nje prej rojeve dhe plagosjen e kolegut. Ngjarja ka ndodhur mbreme, rreth ores 19:30 ne fshatin Gjocaj, prane fabrikes se cimentos ne Kurbin. Guret qe fluturuan pas shperthimit, goditen per vdekje 45-vjecarin, Zef Simoni dhe lane te demtuar rende 55-vjecarin, Pal Gjini.

Viktimat jane roje ne zonen ku nxirreshin gure, nderkohe qe drejtuesit e punimeve ne firme, nuk kane zbatuar rregullat e sigurise ne pune. Mbreme vone policia vendore, beri shoqerimin e pronarit te gurores.

Burime zyrtare te policise, thane se po hetojne per te zbardhur rrethanat dhe lidhjen qe ka gurorja me fabriken e Cimentos. Si pasoje e shperthimit eshte demtuar nga guret edhe nje pjese e ambienteve te fabrikes ne Kurbin. Konfirmohet se dy viktimat punonin si roje ne keto dy objekte, gjithsesi grupi hetimor nuk ka zbardhur ende plotesisht incidentin tragjik. Hetuesit bene me dije se shperthimi ka ndodhur si rezultat i vendosjes se nje sasie dinamiti ne gurore, per te siguruar nxjerrjen e gureve qe me pas ktheheshin ne cakull, me qellim shtrimin e rrugeve.

Trupi i te ndjerit Zef Simoni eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te Lezhes, kurse i plagosuri Pal Gjini, eshte nen terapi intensive ne reanimacion. Mjeket u shprehen se i ndjeri kishte plage te thella ne pjesen e kokes, te shkaktuara nga mjete te forta, qe mendohet se kane qene guret. Forca e tyre i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme 45-vjecarit. Plage ne koke dhe trup ka edhe 55-vjecari Gjini, por sipas mjekeve, gjendja e tij paraqitet jashte rrezikut per jeten.

Nje grup hetimor ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe nisi hetimet. Fillimisht jane marre ne pyetje drejtuesit e shperthimeve, punetoret dhe inxhinieret. Me pas policia ka shoqeruar disa prej tyre, bashke me pronarin e gurores, si te dyshuar per "shkelje te rregullave te sigurise gjate punes". Ekspertet konstatuan se ka demtime te shumta nga shperthimi dhe ne nje pjese te fabrikes se cimentos, e cila eshte ne ndertim. Fatmiresisht nuk ka pasur njerez te tjere ne fabrike, pervec dy rojeve, qe nga hetimi rezulton se nuk jane paralajmeruar per vendosjen e dinamitit.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors