Tirana shkatërrohet nga norvegjezët e Stabaekut

Bardheblutë kanë pësuar një humbje të thellë mbrëmë në "Telenor Arena" të Norvegjisë

Komenti

Skuadra e Tiranës nuk ka mundur që t'u bëjë ballë norvegjezëve të Stabaekut, të cilët kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 4-0 dhe të eliminojnë bardheblutë mbrëmë në "Telenor Arena".


Bardheblutë shkonin në këtë sfidë me dy mungesat e ditëve të fundit, kapitenit Muka dhe Muzakës, që kanë patur ndikimin e vet në takimin e djeshëm. Vendësit kanë qenë më të qartë në kërkim të golit të parë, madje i kanë dhënë shumë shpejt "shkëndijat" e para që në minutën e 2-të, por edhe në të 7-n me anë të njërit prej lojtarëve të tyre më të mirë, Nanskog, por ka qenë "gardiani" i portës së Tiranës, Blendi Nallbani, i cili e ka mbajtur rrjetën të paprekur.


Pas 7-të minutave, Stabaeku do të shënonte golin e parë me anë të Segerstrom, i cili i pambuluar në zonën e Tiranës nuk e ka të vështirë të kalojë ekipin në avantazh. Do të jetë sërish, Segerstrom, që në minutën e 18-të, sërish i pambulluar, pas një goditje të Kobayashit, topi përplaset te njëra këmbë e Segerstrom dhe shkon në rrjetën e Nallbanit.


Dy golat e para brenda një harku kohor prej katër minutash duket se kanë shokuar bardheblutë të cilët nuk kanë arritur që të markojnë si duhet lojtarët vendës. Më pas loja do të flasë tërësisht për kampionët e Norvegjisë që marin frenat e lojës në dorë, por kanë edhe raste të pastra shënimi, kur dalin disa herë të zbuluar në zonën e Tiranës. Vlen të përmenden rastet e Nanskog, Kobayashit apo Berglundit që mund të kishin thelluar akoma më shumë diferencën e golave, që janë devijuar vetëm për meritën e portierit Nallbani.


Dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë do të jetë Berglund i cili shënon golin e tretë për norvegjezët, që tashmë i jep siguri vendasve. Në pjesën e dytë, Lonçareviç, kërkon të ndryshojë diçka pasi nuk pajtohet me rezultatin. Heq nga fusha e lojës Patushin dhe në vend të tij aktivizon vlonjatin Abialiaj.


Futja e sulmuesit duket se e ka gjallëruar disi ofensivën bardheblu, pasi ka qenë dy herë Xhafaj, përballë portës së Knudsen, por që nuk ka mundur të shënojë. Kur dukej se Tiran po përmirësohej vjen dhe goli i katërt dhe i fundit për vendasit, kësaj radhe ka qenë njëri prej "xhevahirëve" të Stabaekut, Farnerud, i cili nuk ka falur nga jashtë zone, duke "vulosur" përfundimisht fitoren dhe kualifikimin e kampiones së Norvegjisë për në turin tjetër.


Lonçareviç aktivizon edhe Mohelebin dhe Hajdarin, ndërrime taktike për të forcuar sulmin dhe mesfushën, po ashtu vepron edhe kolegu i tij Jonsson, kur zëvëndëson Kobayashin, Farnerud dhe Berglund përkatësisht me Skjelvik, Aase dhe Hoff. Në minutat e mbetura të lojës Tirana përpiqet të shënojë golin e nderit, mirëpo vjen edhe e papritura e radhës. Sikur të mos i mjaftonin katër golat, Mohelebi gjatë një debati me Keller ka marrë kartonin e kuq duke e lënë Tiranën me 10-të lojtarë.


Bardheblutë janë dorëzuar pa kushte ndaj një Stabaeku të përgatitur fizkisht duke mbyllur kështu aventurën europaine me një humbje të thellë në Norvegji. Shuhet kështu përfundimisht ëndrra e bardhebluve dhe fansave të tyre për ta parë për herë të parë skuadrën e tyre në turin e tretë të Ligës së kampionëve.


Në humor të mirë si gjatë lojës ashtu edhe në fund të takimit nuk është parë edhe trajneri i Tiranës, kroati i mirënjohur Ilija Lonçareviç, i cili pjeën më të madhe të sfidës së djeshme e ka ndjekur në këmbë.


Tekniku kroat erdhi me synimin e mirë për të ndërtuar një skuadër të denjë edhe në Champions, mirëpo edhe mungesat apo largimet duket se ja bënë më të vështirë punën atij dhe Tiranës, që tashmë i duhet të mendojë për kampionatin që vijon të kategorisë superiore.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors