Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka identifikuar viktimat. Sipas saj, të vdekur nga aksidenti janë shtetasit Ermira Dema; Fadil Dema dhe Sali Dema. I plagosur ka mbetur Ermal Dema, tjetër pjesëtar i familjes së udhëtonte brenda autoveturës.
I plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i kamionit, Baftaj Vladi dhe mësohet se nga përplasja e mjeteve është lënduar edhe një punonjës lavazhi pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Policia nuk ka përcaktuar akoma shkaqet e aksidentit, ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen e trupave nga automjeti i dëmtuar.
30 korrik
Aksidentet, 1 i vdekur në Peqin, 3 në Shkodër
PEQIN- Vazhdon bilanci tragjik i vdekjeve në rrugë. Mbrëmë në orën 21:30 dy makina janë karamboluar në Peqin, për pasojë një person ka vdekur dhe 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit. Viktimë ka mbetur 31 vjeçari, Besnik Omeri. Ai ishte drejtues i automjetit me targa te Vlores 55 84, tip Volsvagen Golf që u përplas me një makinë tjetër me targa greke në vendin e quajtur Ura e Shkumbinit.
dt. 30 korrik
SHKODËR- Tre persona kanë humbur jetën, kur makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Viktimat janë dy vëllezër dhe një kushëri i tyre, të tre emigrantë në Angli që kishin ardhur për pushime në vendlindje.
"Nga aksidenti gjetën vdekjen, Përparim Halicaj, 36-vjeç; Besim Halicaj, 32-vjeç dhe djali i hallës së tyre, Selami Hakaj, 27-vjeç"- thonë burimet e policisë lokale.
Sipas policisë të tre viktimat janë nga Gradeci i Malësisë së Madhe dhe jetojnë e punojnë në Angli, ku janë prej vitesh emigrantë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në urën e njohur me emrin si ura e Dedë Gjo Lulit, në aksin Shkodër-Velipojë.
Të dhënat e para të policisë, dyshojnë për një aksident shkaktuar nga humbja e kontrollit në drejtimin e mjetit si shkak i përgjumjes.
Grupi hetimor dhe forcat policore punuan për nxjerrjen e viktimave nga automjeti, i cili ishte i mbushur i gjithi me ujë.
************************************
Motori përplaset me kamionin, vdes 20-vjeçari
FIER- Një i ri ka humbur jetën në orët e vona të natës pasi motorcikleta me të cilin udhëtonte është përplasur me një kamion. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fier- Berat dhe sipas policisë viktimë është 20-vjeçar Ajol Kotherja. "Ai ka gjetur vdekjen pasi teksa udhëtonte me motorcikletë është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë me targa FR 17-49 B"- thonë burimet e policisë, duke sqaruar se përplasja ndodhi në afërsi të fshatit Zharrëz.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën ecte 20-vjeçari. Policia ka shtuar më tej se shkak ka qenë edhe mungesa e ndriçimit në rrugë, ndërkohë që i riu udhëtonte me drita të fikura.
***********************************
Sërish aksident, del nga rruga makina me tre 16-vjeçarë
DURRËS- Një adoleshent ka humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe dy persona të tjerë, moshatarë me viktimën kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në aksin Durrës-Shijak, përballë fabrikës së këpucëve dhe nga hetimet e para dyshohet se shkak për ngjarjen ka qenë shpejtësia me të cilën drejtonte shoferi i makinës.
Sipas policisë viktimë është 16-vjeçari Bruno Serjani, i cili ka qenë në sediljen e pasme të makinës. Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur, Fitim Bare 16-vjeç dhe Aleks Sulejmani, po 16-vjeç.
Makina me të cilën udhëtonin është me targa AV 023EX dhe ka pësuar dëmtime të shumta. Dy të lënduarit janë dërguar për kontroll në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
****************************
27 korrik
Përgjaket autostrada, 2 të vdekur, 6 të plagosur
TIRANË- Përgjaket sërish autostrada Tiranë- Durrës. Dy persona kanë humbur jetën ndërkohë që 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e autostradës.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe mendohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të drejtim të makinës nga ana e shoferit. Mësohet se viktimat dhe të plagosurit kanë qenë duke u kthyer nga një dasmë në Sukth dhe janë banorë të Kamzës.
Sipas të dhënave të para të policisë, Kadri Brahaj dhe Valbona Metaj kanë humbur jetën menjëherë, ndërkohë që 6 udhëtarët e tjerë që ishin brenda fuoristradës kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Të plagosur sipas policisë janë shtetasit Mydajet Ringa,52 vjece, Feride Ringa,38 vjece, Hajrie Dezhani, Saimir Metaj, Ermal Brahaj dhe Din Cuni, i cili ka qenë dhe drejtuesi i automjetit.
Aksidenti vjen vetëm një ditë pas tragjedisë në këtë autostradë, kur 5 vetë, anëtarë të dy familjeve humbën jetën, pikërisht duke u kthyer nga një dasmë.
26 korrik
Aksident tragjik në autostradë, 5 të vdekur; Nëna me dy vajzat dhe një çift
DURRËS- Pesë persona pjestarë të dy familjeve me mbiemrat Skënderi dhe Lekdushi kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës qe ndodhi rreth ores 04:00. Viktimat po ktheheshin nga një dasmë kur janë përplasur me një makinë tjetër në kryqëzimin e Maminasit. Drejtuesja e automjetit tip Vosvagen ku po udhëtonin 5 dasmorët ka hyrë gabimisht në korsinë tjetër për pasojë është përplasur me makinën që po vinte përballë duke shkaktuar aksidentin fatal. Pesë vetë kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje shumë të rëndë në spitalin Ushtarak.
Viktimat janë Haxhire Skënderi, rreth 60 vjeç, Doloreza Skënderi 27 vjeç dhe Lindita Limani 43 vjeç, përkatësisht nëna dhe dy vajzat. Po kështu viktima kanë mbetur edhe çifti Eduard Lekdushi 57 vjeç dhe Lumturie Lekdushi 50 vjeç, të cilët lanë jetim dy fëmijë.
Gazetari i Shekullit në vendngjarje thotë se aksidenti ka qenë aq i rëndë sa makina tip Volsvagen me targa të Tiranës është ndarë në mes, në trafikndarësen e rrugës si pasojë e goditjes që ka marrë nga makina tjetër që po ecte në korsinë e saj.
Pesë viktimat janë identifikuar vetëm 6 orë pas aksidentit, pasi kanë qenë totalisht të shpërfytyruar, me pjesë të trupit të shpërndarë në asfalt. Ndërsa disa pjesë të makinës janë gjendur edhe 60 metra larg vendit të aksidentit.
Nga të dhënat paraprake të policisë në vendngjarje mësojnë se drejtuese e automjetit ka qenë Doloreza Skënderi e cila në kryqëzimin e Maminasit teksa ka dashur të marrë rrugën për në Tiranë, ka drejtuar makinën gabimisht në korsinë tjetër, kur përballë i ka dalë makina që po ecte në kahun e saj por pa mundur të devijojë. Tre personat që po udhëtonin në makinën tjetër kanë marrë plagë të rënda. Ata janë Ilir Bardhi, 18 vjeç, Nuel Papuli 19 vjeç dhe Elda Mallkutaj 17 vjeç, të gjithë nga Tirana. Të plagosurit sapo kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit janë transportuar në Spitalin Ushtarak për një mjekim më të specializuar.
6 Comments:
Ca bohet kshtu more milet, me ngadale o njerez. Ngushellime. Artan Zeka
gjynaf, gjetha kta njerez tuj lan kryet ne aksidente. Jane ba vdekjet sikur me ken ne lufte. Gjynaf per ata, ndalohunu pak o njerez, se na late me zemer ne dore. Ngushellime
gjynaf, kane lujt mendsh, duke ecur me 150 ne ore tap topit! Nje here ndodhen. Stop alkoholit kur te jesh me makin. Mire se veten o shofer, po pasagjeret skane faj te shkretet. Ngushellimet me te sinqerta per te gjitha familjet. Arlidi Itali
cfare behet ketu ore, kasaphane! fajet i ka shteti qe lejon alkohol per shoferat. futi 2/3 ne burg se nuk pi kush kur te jete duke ecur me makine. Rrespekt, Shaban Shatri
pupupupu sa gjynah. qka bohet more kshtu. sa njeri paska vdek vetem keto dite. sa gjynah. me dridhen duart tuj shkrujt ketu. ngushellime familjeve
ketu nuk ka faj kush ore, ata vete i kane fajet, ske pse i ve fajin te polici, nuk eshte duke ecur polici me makine, keta te gjithe jane duke fluturuar neper rruget e shqiperis deri sa hythen ne kanal. ngushellime per familjet
Post a Comment