"Nuk e refuzova vizën time me të vetmen arsye për të qenë pjesë e mbështetjes së ekipit të Flamurtarit, por deklaroj se ndërpres çdo mardhënie me ambasadën Britanike. Është fyer klubi i Futbollit Flamuartari që është një klub serioz, i cili po shkon për një paraqitje dinjitoze, ashtu siç e tregoi edhe në Shqipëri", deklaron ashpër Gjika.
Ekipi i Flamurtarit nuk rrezikon për të qenë pjesë e ndeshjes së kthimit me Motherwell, por rrezikohet mbarëvajtja e cilësisë së ndeshjes. Ambasada Britanike për një pjesë të stafit teknik të ekipit vlonjat nuk ka lëshuar viza. "Para ndeshjes së parë që do të zhvillohej në Vlorë, ne kemi aplikuar për viza në mënyrë shumë institucionale dhe nuk e kemi pritur këtë reagim të ambasadës Britanike", sqaron Gjika. "Arsyet që ata nxorrën ishin absurde. Ekipi nuk aplikoi për vizë turistike. Përfaqësuesit e tij janë të liçensuar dhe të federuar. Ne kërkuam mundësinë e përfaqësimit, ashtu siç patën të njëjtën mundësi edhe ekipi skocez kur erdhi në Vlorë", vijon më tej Preësidenti i Flamurtarit.
Sipas tij është e padrejtë lënia jashtë e një pjese të stafit teknik të cilët janë të nevojshëm për parapërgatitjen në ndeshje ndërkohë që edhe skuadra skoceze erdhi me staf të plotë për ndeshjen në Shqipëri.
Siç mësohet ndër të tjerëve viza u është refuzuar dy inspektorëve të klubit, Ardi Behari dhe Petraq Bifsha, magazinierit të ekipit e shefit të marketingut, etj.
Problemi pati jehonë edhe në mediat e huaja, të cilat ngriten problemin e diskriminimit të skuadrës shqiptare.
0 Comments:
Post a Comment