Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri - Pesëmarrja në votime rreth 50%


Bregu: "Procesi i votimit po zhvillohet ashtu si i takon një vendi, që këtë radhë do të plotësojë të gjitha standardet." Opozita denoncon përdorimin e telefonave celularë në qendrat e votimit.

Ecuria e votimit edhe më pak se një orë para mbylljes së kutive mbetet normale. Ndonëse ka pasur njoftime edhe për incidente lidhur me fallsifikimin e kartave të identitetit, mungesën e bazës materiale dhe përdorimin e mikrokamerave në qendrat e votimit për të fotografuar procesin. Gjithsesi incidente të tilla kanë qënë të lokaliziuara dhe nuk karakterizojnë procesin.

Partia Socialiste u bëri thirje qytetartëve të marrin pjesë në votime dhe njëherazi të denoncojnë çdo paregullsi që ata konstatojnë. Armela Imeri nga kjo parti u tha qytetarëve citoj "mos harroni numrin e posaçëm të telefonit, të vënë në dispozicionin tuaj."

Ecuria në përgjithësi ka qenë normale pavarësisht nga denoncimet e mësipërme të subjekteve politike, pjesëmarrëse në zgjedhje. "Procesi i votimit po zhvillohet ashtu si i takon një vendi, që këtë radhë do të plotësojë me zgjedhjet parlamentare të gjitha standardet e zgjedhjevet ë lira dhe të ndershme."tha Majlinda Bregu.

Opozita në Tiranë ka denoncuar përdorimin e telefonave celularë në qendrat e votimit si një mjet për të ndikuar tek vota e zgjedhësve. Nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi në një deklaratë për mediat tha se " LSI denoncon përdorimin e telefonave celularë për të ndikiuar tek vota e zgjedhësve dhe njëherazi për ta fotografuar votuesin."

Denoncimi i përdorimit të telefonave celularë është pasuar sot pasdite edhe nga një akt i KQZ-së për moslejimin e përdorimit të stilolapsave me mikrokamera nga ana e opozitës, në qendrat e votimit. Akti i KQZ-së u muar me 4 vota pro dhe 3 kundër nga 7 anëtarët që ka ky komision. Ai u kundësrhtua nga përfaqësuesja e PS-së në KQZ, Dëshira Subashi me argumentin se ai " duhej të merrej me shumicë të cilësuar, pra pesë me dy dhe se akti është në kundërshtim me kodin zgjedhor, një ndërhyrje e hapur që u bëhet strukturave në komisionet zgjedhore."

KQZ-ja ndaloi përdorimin e mikrokamerave pas një denoncimi që Kastriot Islami u bëri asaj që ai e quajti" dhunë të qeverisë ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri" , i cili po filmonte me mikrokamera, ecurinë e procesit në një qëndër votimi në Kombinat. Eksponenti i PS-së, Islami deklaroi se "PS do të monitorojë procesin e votimit me mjete të tjera".

Majlinda Bregu, deputete e PD-së dhe njëherazi zëdhënëse e qeverisë përforcoi vendimin e KQZ-së për ndalimin e përdorimit të mikrokamerave "Nuk lejohen të tilla mjete të përdoren në qëndrën e votimit" tha ajo në një deklaratë për shtyp.

Ilir Meta, kryetar i koalicionit opozitar 2 Aleanca per Integrim tha se "incidentet e rastësishme nuk e dëmtojnë thelbin e procesit. Shqiptarët janë më të ndërgjegjshëm se kurrë për votën e tyre"

Në orët e pasdites së sotme është publikuar edhe zbulimi i parë i fallsifikimit të një karte biometrike identiteti. Qendrat e votimit nuk janë të pajisura me aparatura që verifikojnë vërtetësinë e kartës biometrike të identitetit. Kjo ka sjellë që një qytetare nga Tirana, Eriola Dervishi të mos ketë mundur të ushtrojë të drejtën e saj të votës në qendrën e votimit 1966, pasi me një kartë të fallsifikuar identiteti, njëlloj si e saja, kishte votuar një person tjetër. "Kjo ështe karta origjinale, e vetmja me numrin tim personal. Por unë nuk mundem të votoj, sepse dikush tjetër ka votuar me një kartë si kjo, por që eshte e falldifikuar," u deklaroi ajo mediave të Tiranës, duke treguar para kamerave kartën origjinale.

Zgjedhjet parlamentare , që po zhvillohen sot në Shqipëri, janë të shtatat, bashkë me ato lokale, që nga vendosja e pluralizmit politik dhe vendosjes së demokracise. Por këto zgjedhje janë të parat ku Shqipëri ashpreson të përmbushë të gjitha standardet ndërkombëtare dhe ato të cilësohen" të lira dhe të ndershme."

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors