Incidentet në QV-te

Ora 18:10 Korçe, mbyllet QV-ja e shkollës ‘Naum Veqilharxhi’
Mbyllet Qendra e Votimit në shkollën ‘Naum Veqilharxhi’ në qytetin e Korçës. Shkak për mbylljen e saj mësohet të jetë bërë, evidentimi i disa problemeve në fletët e votimit. Gjendja aktuale në këtë qendër paraqitet e tensionuar dhe mësohet se komisionerët e kësaj qendre votimi kanë debatuar me njeri tjetrin mbi problemet e shfaqura në fletët e votimit. Ndërkohë bëhet e ditur se ka një grumbull njerëzish të cilët presin të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, votimin për subjektin që dëshirojmë.

Ora 18:00-Rrihet komisioneri i PS nga militanti i PD
-Një incident gjatë votimit për zgjedhjet parlamentare është shënuar sot në Kurvelesh të Tepelenës. Komisioneri i PS, shtetasi Julian Balili është goditur nga përfaqësues të PD. Lajmi konfirmohet nga kandidati për deputet në këtë zonë, Et’hem Ruka. Sipas tij, Balili është goditur nga shtetasi Jaho Cedro, militant i PD dhe njekohesisht, familjar i kryetarit te PD ne Kuverlesh.

Ora 17:12 Pasaportë me mbiemrin paramartese, nuk lejohen te votojnë
Është vënë re se disa qytetare, edhe në Tiranë, nuk kanë mundur të votojnë pasi në pasaporta mbajnë emrin e vajzërisë, ndërsa nuk kanë ndryshuar gjeneralitetin pas martesës. Kjo i ka vështirësuar të gjejnë emrat në listën e lagjes ku banojnë ose të mos e kenë emrin në listat zgjedhore


Ora: 16:02- Kavajë, 2 persona votojnë bashkarisht, “News24” filmon momentin

Incidente janë evidentuar edhe në disa qendra votimi në Kavajë. Me sa duket edhe këtë vit , shqiptarët nuk kanë shmangur fenomenin e votimit familjar. Kamera e News24 ka mundur të fiksojë një moment kur du persona votojnë bashkarisht në një qendër votimi në Kavajë.
Në qendrën e votimit në fshatin Spille të Kavajë janë vërtetuar raste kur në këndin e fshehtë votimi bëhet në praninë e më shumë se dy persona ndërsa në një tjetër qendër votimi në komunën Luz i Vogël banorët votojnë hapur në fletën e votimit.

Ora 15:45- Fier, plagoset me thikë afër QV, i riu deklaroi votën për PD-në

Një 20 vjecar është plagosur me thikë pasi ka dalë nga qendra e votimit në fshatin Kuman të Fierit. Sipas policisë viktima Erjon Bicaku 20 vjec është plagosur nga Gramoz Cenka 35 vjec. Policia shpalli në kërkim autorin e plagosjes ndërsa thotë se ngjarja ka ndodhur pasi I riu kishte bërë pubike votën për PD-në në një Exit Poll që ndodheshin jashtë . Erjon Bicaku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin.

Ora 15:00 -Padi penale tre simpatizantëve PS, fyen vëzhguesit PD

Dy vëzhgues të Partisë Demokratike kanë paditur sot penalisht për kanosje dhe fyerje tre simpantizantë të Partisë Socialiste, të cilët janë ish- punonjës të Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës njoftoi se, sot paradite në afërsi të shkollës "Mysime Kokolari" në Tiranë, dy shtetas, vëzhgues të jashtëm të subjektit politik Partia Demokratike, janë fyer dhe kanosur nga simpatizantë të subjektit Partia Socialiste, midis të cilëve tre ish - punonjës të Policisë së Shtetit.

Të dy shtetasit, duke vlerësuar situatën dhe për të mos u përplasur fizikisht me këta simpatizantë, janë larguar për në drejtim të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, ku kanë depozituar kallzim penal për fyerje dhe kanosje në ngarkim të tre ish -punonjësve të Policisë së Shtetit dhe konkretisht ndaj Pjerin Ndreu, Valentin Floriri dhe Fatmir Lleshi.

Ora: 14:30- Qarku Vlorë: Rrihet komisioneri në Tragjas

Korrespondentët e “News24” në qarkun e Vlorës raportojnë për një incident në komunën Tragjas të Vlorës ku është ushtruar dhunë ndaj një komisioneri. Mëgjithatë procesi I votimit në këtë qendër nuk është ndërprerë. Policia bën të ditur se nuk është shoqëruar asnjë person për këtë ngjarje dhe deklaron se ka qënë një konflikt mes dy vëllezërve.
Ndërkohë, në fshatin Kuc komisionerët janë tërhequr për shkak se ka patur shumë të moshuar të cilët kanë kërkuar të shoqërohen gjatë procesit të votimit. Për këtë arsye është pezulluar i gjithë procesi.
Ndërkohë vëzhguesit e OSBE janë duke ndjekur nga afër problemt dhe incidentet që po shfaqen në qarkun e Vlorës.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors