Nis numërimi i votave


Zyrtarisht deklarohen te mbyllura te gjitha qëndrat e votimit në të gjithë vendin. Aktualisht ka nisur numërimi i votave në Vendin e Numërimit të Votave (VNV) numër 48 në Tiranë. Numerimi po vijon edhe ne dy VNV te Lezhes

TIRANE-Procesi zgjedhor ka hyrë në fazën e dytë të rëndësishme në atë të numrimit të votave. Pas mbylljes së të gjitha qëndrave të votimit në të gjithë vendin, aktualisht ka nisur numërimi i votave fillimisht në Vendin e Numërimit të Votave (VNV) numër 48 në Tiranë. VNV numër 48 përfshin njësinë bashkiake numër 4 në Tiranë. Komisionerët e VNV do të numërojnë kutitë e 42 qëndrave të votimit të njësisë bashkiake numër 4 në Tiranë.

Ndërkaq numërimi i fletëve të votimit ka nisur edhe në VNV numër 37 të Lezhës. Kjo VNV do të numërojë gjithsej 101 kuti votimi. Po në Lezhë numërimi ka nisur edhe në VNV nr 38 që përfshin edhe zonën e Mirditës.

KQZ po ndjek numerimin nepermjet monitoreve ne ambientet e veta me ane te kamerave qe ka isntaluar ne keto VNV.

Numerimi i votave eshte duke u zhvilluar me hapa te shpejte ne te gjithe vendin po akoma nuk kemi informata se cila parti eshte ne avantazh.
Kryetari i Komisionit Qëndror Zgjedhor Arben Ristani deklaroi se numerimi do perfundoj heret ne mengjes dhe keshtu ae deri ne mengjes ae te perfundoj numerimi nuk do dihet fituesi.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors