
Kryetari i Komisionit Qëndror Zgjedhor Arben Ristani deklaroi se me përjashtim të disa QV-ve, procesi ka ecur normalisht. "Nëse në QV do të ketë radhë psa orës 19.00 atëherë QV do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura për të votuar qytetarët që presin". Deri në 16:00 pjesëmarrja në votime rreth 40 %.
TIRANE-TIRANE- Kryetari i Komisionit Qëndror Zgjedhor Arben Ristani deklaroi se nëse në QV do të ketë radhë pas orës 19.00 atëherë QV do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.
“Nëse do ketë radhë,pas 19:00 do të votohet. Ata që janë në radhë do dorëzojnë letërnjoftimet. Do votojnë vetëm ata në pritje”- deklaroi Ristani në prononcimin e tij të parë për shtyp për procesin zgjedhor.
Ristani shtoi më tej se me përjashtim të disa QV-ve, procesi ka ecur normalisht deri në orën 16.00 dhe i bëri thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë.
”Procesi nisi normalisht në orën 07.00. Problemet ishin vetëm në disa qendra votimi të cilat janë pak për tu llogaritur me 4751 QV që ndodhen në të gjithë Shqipërinë.
Kryetari i KQZ raportoi pjesëmarrjen e votuesve në të gjitha qarqet e vendit deri në orën 16.00. Në qarkun e Beratit janë regjistruar 37% e votuesve, në Dibër 39 %, në Durrës 34 %, në Elbasan 37 %, në Fier
38 %, Gjirokastër 34%, në Korcë 35 %, në Kukës 41 %, në Lezhë 34 % në Shkodër 35 % në Tiranë 38 % dhe Vlorë 33 %.
Ristani tha se deri në orën 16.00 nga të dhënat zyrtare pjesëmarrja ka ardhur në rritje. Në Berat nga 37 %- ka shkuar në 45% . Në Dibër 45 %, Lezhë 49 %, në Tiranë dhe Shkodër pjesëmarrja ka arritur në 41 %.
Ndërkohë Komisioni Qendror Zgjedhor bën të ditur se do të bëj kallëzim penal për 50 komisionerë të partive. Sipas këtij komisioni bëhet e ditur se në 5 Qendra votimi nuk është kryer procesi i votimit, përkatësisht në Fier 3 qendra votimi nuk është votuar, në Dibër në një qendër votimi nuk është votuar si dhe nuk është votuar në një Qendër Votimi në Gjirokastër. (Balkanweb.com)
0 Comments:
Post a Comment