Agnesa Vuthaj, e bukur, e realizuar, e qete…


Vasha vuthjane Agnesa Vuthaj as qe ka menduar ndonjehere se bukuria e saj do te zyrtarizohet dhe te behet publike, madje duke u ngritur ne fronin e me te bukures ne Kosove dhe Shqiperi, por edhe me larg. Ajo, megjithate ka enderruar te behet e famshme dhe e respektuar nga te gjithe. Por, a eshte bukuria mallkim, apo fat, kjo eshte ceshtja? A ka privilegje e bukura dhe e ka pengesa per te bukuren. Cka eshte, ne te vertet bukuria dhe si duhet te menaxhohet ajo. Ne keto dhe ceshtje te tjera ka folur miss Agnesa Vuthaj per "VIP Press". Vasha qe te pushton me bukuri, pa kufi.

Agnesa, njiheni si missi me i merituar i Kosoves dhe i Shqiperise. Thuhet se bukuria vazhdimisht triumfon. A ka triumfuar tek ju?
Edhe tek une ka triumfuar bukuria, por meritat e nje missi nuk jane vetem tek e bukura, ka shume vlera qe nderthuren ne kurorezimin e nje bukurie.

Si e kuptoni ju bukurine, si pamje, apo si mencuri?
Bukuria ne rend te pare eshte pamja, dukja e jashtme por gjithmone e kombinuar nga ajo qe reflektohet nga brenda. Mencuria krahas bukurise eshte ideali i paraqitjes se mirefillte te s bukures.

Nuk thuhet kot se te bukures nuk i shihen te metat (eventuale)?
Bukuria vetem ne shikim te pare mund te mbuloj te metat e tjera, por edhe me fiton me pershtypjen e pare, do te thoja.

A e pranoni vleresimin se, bukuria e mashkullit qendron ne mencurine e tij, kurse mencuria e femres ne bukurine e saj?
Pajtohem... megjithate as tek femrat bukuria pa mencuri nuk mund te jete e vleresuar larte, derisa tek meshkujt mencuria vleresohet edhe kur bukuria mungon, madje vihet edhe me shume ne pah.

E keni provuar veten ne politike, art dhe menaxhment. Ku ndiheni me komode?
Jam ndjere mire ne politike, por artin e kam pasion dhe me pelqen te menaxhoj aktivitete artistike.

Keni mbaruar dy fakultete, a keni dilema se kush do te jete vokacioni i juaj jetesor?
Ndermjet Komunikimit Masiv dhe Shkencave politike, dy fakultete qe i kam studiuar me shume kenaqesi, secila nga keto profesione do te ishte ideale per mua, megjithate karriera ne fushen e bukurise po me mban akoma peng... per momentin me shume e shoh veten ne art, prezantim, mode, menaxhim e organizime bukurie.

Ju shohim tek levizni ne trekendeshin Kosove-Shqiperi-Emiratet e Bashkuara?
Une fillova karrieren ne boten e bukurise duke u kurorezuar Miss Kosova, por titulli i ardhshem Miss Albania ishte nje rruge e re dhe shume e suksesshme per fillimin e karrieres time ne Shqiperi dhe ne bote. Pjesemarrja ime ne "Miss World" rezultoi me nenshkrimin e nje kontrate pune si modele ne Dubai dhe me vone permes meje ju dha shansi edhe modeleve tjera nga Kosova e Shqiperia te udhetojne per Dubai, per t’u prezantuar ne ngjarjet me te rendesishme te modes atje.

Cilat jane preokupimet tuaja aktuale?
Keto dite do te jem ne javen e modes ne Dubai. Sapo te kthehem ne Kosove, me kompanine time “Agnesa Vuthaj Association” do te fillojme pergatitjet per organizimin e spektaklit “Miss Kosova 2009”. Gjithashtu jam duke punuar ne idene e realizimit te nje projekti televiziv.

Po preokupimet ne planin dashuror?
Edhe pse dashuria nuk planifikohet, ndoshta 2009-ta do te jete vit i rezultateve edhe ne dashuri.

Kur iu behet kjo pyetje, shpesh nuk keni pergjigje, ose keni pergjigje lakonike, nuk jeni e drejtperdrejte?
Ka ndodhur keshtu, sepse jeta ime dashurore ka qene shume e varfer ne krahasim me karrieren time. Ndonese kam qene shume me fat ne zhvillimin e karrieres time, ne sferen e dashurise, nuk ka ndodhur e njejta.

Kik boksieri Elvir Muriqi ka deklaruar se ka nje lidhje emotive me ju. A ka dicka te vertet, apo ndaj te bukures te gjithe kane pretendime?
Eshte e vertete qe per te bukuren te gjithe kane pretendime dhe rasti konkret ishte menyra me dobet per te shprehur nje pretendim te tille. Mua me vjen keq qe eshte perfolur aq shume kjo teme, qofte ne media ashtu mes njerezve derisa ne ate deklarate nuk ka pasur asgje te vertete.

Megjithate, nje dite dikujt do t”ia falesh zemren dhe bukurine, apo jo?
Sigurisht qe po, do te vije edhe ajo kohe.

Cfare shihni ne fillim te nje mashkull?
Intelekti tek nje mashkull me terheq me shume.

Cfare do te doje qe nje mashkull te vleresonte tek ti?
Do doja te vleresonte karakterin tim, thjeshte te me vlereson per ate qe jam.

Prej cfare do te hiqnit dore per dashurine?
Nuk e shoh dashurine si kusht, mendoj qe krahas jetes sime private dhe karrieres sime, dashuria do te ishte vetem nje plus, nje plotesim.

Jeni me prejardhje nga Vuthaj. A e vizitoni vendlindjen e te pareve tuaj dhe si ndjeheni atje?
Paraardhesit e familjes sime jane shperngulur nga Vuthaj ne Istog, vazhdojme ta ruajme mbiemrin per rreth 300 vite, edhe pse nuk kemi familje ne Vuthaj. Me keqardhje e pranoj qe nuk kam qene asnjehere per te vizituar vendin e origjines sime, megjithate deshira eshte shume e madhe per te realizuar nje vizite ne Vuthaj, aq me teper per te pare gjithe ato bukuri, per te cilat deri me tani vetem kam degjuar.

Nga Vuthajt eshte edhe Emine Cunmulaj, duket se nga ai mjedis dalin shume femra te bukura?
Ky eshte vetem nje fakt me shume qe deshmon bukurine e banoreve te asaj ane, megjithate ai mjedis eshte i njohur edhe per njerez te mencur dhe shume akademik kane origjinen nga Vuthaj

Thuhet se njeriu per nga natyra eshte pesimist dhe se pesimizmi eshte bere pjese e perditshmerise se njeriut. A keni ju telashe me kete kategori, apo edhe bukuroshet jane pesimiste?
Ne kosovaret jemi populli me optimist ne bote. Une nuk jam fare pesimiste, ndoshta edhe nga fakti qe jeta me ka ecur mbare, jam me fat qe kam mundesi te realizoj ate cka dua, edhepse kerkesat e mia jane gjithmone ne proporcion me ate cfare mund te arrij.


Ndoshta behen pesimiste kur t’ju mbaroje mosha dhe kur iu rikthehen kujtimeve?
Gjithcka ne jete ka kohen e vet, si momentet kulminante, poashtu edhe uljet...nuk mendoj qe do te behem pesimiste as kur te plakem, besoj qe te kaluares do t’i rikthehem me endje

Si e mendoni dhe ku e mendoni Agnesen pas shtatedhjete vjetesh?
Shpresoj te jem akoma ne jete pas shtatedhjete vjetesh. Nese po atehere e shoh veten te realizuar ne shume sfera, me nje karriere te bujshme prapa vetes, nje familje te madhe dhe te shendosh. Deshira ime do te ishte te behem nje motiv per gjeneratat ne zhvillim.

Keni deklaruar se do te merreni edhe me ceshtje humane?
Une qysh ne moshe te re kam filluar te angazhohem per ceshtje humane, jam anetaresuar ne Kryqin e Kuq dhe kam marre pjese ne shume aktivitete te kesaj organizate, pastaj me OJQ jam angazhuar shume ne kete aspekt, nderkaq me vone duke u kurorezuar Miss dhe duke organizuar Miss Kosoven, mundesite e mia per te ndihmuar njerezit ne nevoje jane rritur. Pervec aktiviteteve humanitare ne Kosove, kam qene pjese e shume aktiviteteve humane edhe ne vende tjera te botes.

Keshtu veprojne te gjithe Vipat pas perfundimit te karrieres?
Do te thoja qe me aktivitete humane Vip-at merren edhe gjate karrieres se tyre, ndoshta ne perfundim te karrieres ke me shume kohe per aktivitete te tilla, megjithate mendoj qe kurdoqofte, keto aktivitetet jane te frytshme.

A e keni provuar veten ne film dhe a keni deshire t’i hyni kesaj 'sakrifice'?
Ne film e kam provuar veten nje here, vitin e kaluar kam interpretuar ne filmin shqiptar “Shkallet”, film qe rezultoi shume i suksesshem duke u shperblyer me cmime ne festivale nderkombetare, si dhe ne Shqiperi u vleresua si filmi me i mire i vitit 2008. Interpretimi im ishte nje sfide e re, pervoje shume e bukur dhe qe do doja ta beja prape.

Cila eshte dhurata me e bukur qe keni marre?
Kam marre shume dhurata ne jete, secila nga ato ka vecanti, bukuri dhe vlere per mua. Jam shume mirenjohese per dhuratat qe marr dhe, poashtu, kam shume deshire edhe te bej dhurata. Bukuria me e madhe e dhuratave besoj qendron ne momentin e kembimit te tyre “marrje – dhurim”.

Po me e sikletshmja?
Dhurata qe vertete me ka bere te ndjehem ne siklet ishte nje dhurate shume e cmueshme nga dergues i panjohur qe gjeta nje mengjes jashte deres se baneses time.(Access)

1 Comments:

Galem said...

Ju lutemi lexoni këtë, unë jam shumë mirënjohës për ju Dr Bardhë për ndihmën që i keni dhënë familjes time gjithashtu për kthimin e familjes sime përsëri tek unë pasi të gjitha shpresat u humbën për shkak të kam vendosur kontakte me shumë magjistarë si në internet dhe fizikisht, por askush nuk ishte në gjendje të më ndihmonte derisa u takova me Dr Bardhën jeta ime ka qenë shumë e dhimbshme gjithashtu e mbushur me lumturi lumturi sepse më në fund familja ime është kthyer si një, pasi që ju më ndihmuat burri im ka qenë duke u trajtuar mua shumë mirë gjithashtu trajtoj mua si një mbretëreshë Unë gjithmonë kam dëshiruar më e rëndësishmja ai nuk ka më dashnore ai më jep vëmendjen e tij të kohës si kurrë më parë. Faleminderit shumë Dr Bardhë, ai mund të ndihmojë ndonjë nga ato problemet.

(1) A doni që ish-i juaj të kthehet?
(2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
(3) A doni të promovoheni në vendin tuaj të punës?
(4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
(5) A doni një magji të ketë një fëmijë?
(6) A dëshiron të jesh i pasur?
(7) A doni që burri / gruaja juaj t'ju dojë përgjithmonë?
(8) Dëshironi të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjasni gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
(9) A doni të rimarrni paratë tuaja të humbura?
(10) A doni të ndaloni një divorc?
(11) magji për të marrë degën tuaj.
(12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
(13) A doni që magjia të ngjizet?
(14) A keni nevojë për një Unazë magjike?
(15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
(16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?

adresa e postës elektronike është: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp: +17168691327

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors